LAJMI I FUNDIT:

Mjetet e identifikimit të skaduara do të jenë të vlefshme për të votuar në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Mjetet e identifikimit të skaduara do të jenë të vlefshme për të votuar në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Qeveria shqiptare këtë të enjte ka zhvilluar mbledhjen e radhës për të miratuar vendimet në rendin e ditës.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave.

Sipas Çuçit është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale. Ministri ka theksuar se me këtë vendim të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.


Zgjedhjet në Tiranë, gjashtë kandidatë garojnë për kryeqytetin
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Tiranë, gjashtë kandidatë garojnë për kryeqytetin

“Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar”, tha ministri.

“Gjithashtu kemi vendosur për ti hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023”, ka thënë ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori