LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në spitalin e Shkodrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri në spitalin e Shkodrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë një prej dhomave në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk të lënduar pasi pacientët u evakuuan, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.


Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagimin e spitalit.

Bie zjarr në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, nuk ka të lënduar
Lexo po ashtu Bie zjarr në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, nuk ka të lënduar

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori