Historia e bakllavasë nuk dihet plotësisht, por ka dëshmi se forma e saj origjinale e ka origjinën në kuzhinën perandorake të Pallatit Topkapi në Stamboll
Bajram Musliu
Shef kuzhine, “Panino”
Sot çdo shtëpi, mund ta ketë atë privilegj të quajtur Bakllava, madje edhe pa gluten. Ashtu si shumica e recetave tradicionale, edhe kjo recetë ka pësuar shumë modifikime me kalimin e kohës.
Ky është një prej varianteve të bakllavasë që të shkrihet në gojë:
Për petët:
▪ 2 vezë
▪ 650 mililitra ujë
▪ 4 lugë vaj luledielli
▪ 1 majë kripë
▪ 1 lugë çaji pluhur për pjekje
▪ 1/2 lugë çaji Xanthan
▪ 270 gram miell Schar Mix B
Për mbushjen:
▪ 150 gram arra të bluara
Shurupi i ëmbël:
▪ 250 gram sheqer
▪ 400 mililitra ujë
▪ lëngu nga gjysma e limonit
Përgatitja:
Përzieni masën që të mos mbeten droçka. Lyejeni tepsinë e krepave me një furçë silikoni. Kam përdorur një tepsi të rrumbullakët për krepa, andaj edhe petët janë pak më të mëdha.
Rendisni petët njëra mbi tjetrën, por mes tyre vendosni folie PVC (nëse do ta bëni bakllavanë pas nja dy ditësh).
Pritini petët në formën e një tepsie (imja ishte një enë pjekjeje më e vogël qelqi me formë katrore, kështu që të dy anët ishin pjesët e prera të petëve të rrumbullakëta – dhe i përdora në bakllava).
Rreshtoni dy petë në tepsi dhe letër pjekjeje (secilën petë lyeni me përzierje gjalpi dhe vaji), më pas spërkatni mbushjen e bakllavasë në secilën petë tjetër të lyer.
Dy petët e fundit i bëni sipër bakllavasë njëlloj si me dy të parat në fillim.
Pritini në kubikë, mbulojeni me pjesën tjetër të përzierjes së gjalpit dhe vajit.
Sipër vendoseni një petë të paprerë (pas pjekjes hiqeni nga bakllavaja).
Piqeni në 180 gradë rreth 40 minuta.
Për sherbetin zieni përbërësit e bashkuar në temperaturë të ulët rreth 15 minuta.
Bakllavaja nuk është shumë e ëmbël, nëse ju pëlqen më e ëmbël shtoni më shumë sheqer.
Shijojeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpeca me vezë
Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!
Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë
Mish me bamje
Gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pica në shtëpi
Racioni prej 75 kalorish: Sallata nga manaferrat, djathi i dhive dhe rukola
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë