LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e nënshkrimeve për rezolutën e re në KiE në kundërshtim të raportit të Dick Martyt, Arifi: Hap i madh për drejtësinë

Mbledhja e nënshkrimeve për rezolutën e re në KiE në kundërshtim të raportit të Dick Martyt, Arifi: Hap i madh për drejtësinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë bëri të ditur se janë mbledhur nënshkrimet në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE) për mocionin rreth inicimit të një rezolute të re kundër rezolutës së vitit 2011, ku siç tha ai pa asnjë fakt u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si raporti i Dick Martyt.

E, në lidhje me këtë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi në një prononcim për Telegrafin ka vlerësuar nismën e kryeministrit Rama, por, siç u shpreh ai ky është një proces shumë i vështirë pasi kërkon shumë kohë që të hyjë në rend dite të KiE-së.

Tutje, ai tha se rasti në fjalë është pak më kompleks pasi çështja është më shumë politike.


“Pas prononcimit të kryeministrit shqiptar që i ka votat e Asamblesë dhe të Këshillit të Evropës (KiE) për të ndryshuar rezolutën e Dick Martyt, është proces shumë i vështirë dhe kërkon shumë kohë që të vihet në rend të ditës, pra, mund të shkoj deri në një vit… Në këtë rast është pak më komplekse sepse është dhe politike dhe kjo merr më shumë kohë që të dakordohen, të hyjë në rend dite”, ka vlerësuar Arifi.

Mblidhen nënshkrimet në KiE për rezolutën e re për Kosovën, Rama: Drejtësia do të triumfojë
Lexo po ashtu Mblidhen nënshkrimet në KiE për rezolutën e re për Kosovën, Rama: Drejtësia do të triumfojë

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare po ashtu theksoi se ky ndryshim i rezolutës nuk është i pamundur të bëhet, kjo pasi siç vlerësoi, ai Rusia nuk është në KiE si dhe Serbia aktualisht shihet nga një këndvështrim tjetër.

Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare

“Por, sidoqoftë duhet parë që edhe rrethanat politike në Asamble të KiE-së, pasi nuk e kemi një Rusi të fuqishme dhe një Serbi e cila shihet në një këndvështrim krejt tjetër, si një shtet pro rus, pra, edhe këtu mund të ketë ndonjë efekt politik, por, merr jashtëzakonisht kohë. Nuk është e pamundur, por, shumë është e vështirë që të ndryshohet rezoluta apo të pezullohet. Kjo tash varet se si do ta riformulojnë asamblistët që mund të futet në rend të ditës”, u shpreh Arifi për Telegrafin.

Mirëpo, ai potencoi se kjo do të ishte një hap shumë i madh jo vetëm për Kosovën, Shqipërinë por, edhe për drejtësinë në përgjithësi nëse do të pezullohej apo rishqyrtohej një raport i cili ka pasur tendenca që ta njollosi vetëm njërën palë, në këtë rast UÇK-në.

“Deri tash në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur që një Ushtri Çlirimtare të gjykohet në këtë formë dhe në këtë masë”, deklaroi ai.

Tutje Arifi tha se “andaj, do të ishte një fitore e madhe edhe për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare perëndimore, pasi këtë e ka bërë pikërisht Asambleja duke e votuar një rezolutë, pa i verifikuar mirë faktet dhe në atë se çka është shkruar në atë raport. Duke e ditur se ka pasur indikacione që raporti është bërë nga shërbimi sekret serb dhe rus dhe kjo do të ishte edhe për procesin që po shkon aktualisht në Gjykatën Speciale në Hagë dhe do të ishte një ndihmë e madhe edhe në aspektin ligjor dhe politikë”.

Ndryshe, në fillim të muajit janar të vitit 2011 ishte miratuar rezoluta për sqarimin e akuzave nga raporti i Dick Martyt, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KiE). Pro rezolutës kishin votuar 169, ndërsa kundër ishin tetë parlamentarë.

Mirëpo, Kuvendi i Shqipërisë 11 vite më vonë, ose shtatë muaj më parë (2022) kishte dorëzuar zyrtarisht në Këshillin e Evropës (KiE) Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Shqipëria dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Lexo po ashtu Shqipëria dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Bazuar në raportin e Dick Martyt ishte themeluar Gjykata Speciale në Hagë, ku aktualisht janë duke u gjykuar katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pasi në vitin 2020 Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuzë.

Kjo gjykatë kishte marrë dritën e gjelbër më 23.04.2014 me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. 89 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa 22 votuan kundër.

Qytetarët besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Janë njerëzit kryesor që e kanë sjellë lirinë në Kosovë
Lexo po ashtu Qytetarët besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Janë njerëzit kryesor që e kanë sjellë lirinë në Kosovë

Ndërkaq, më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori