LAJMI I FUNDIT:

Kejvina komenton debatet e mbrëmshme në BBVA: Kiara po e shkatërron Luizin, fama po e shkatërron Kiarën

Kejvina komenton debatet e mbrëmshme në BBVA: Kiara po e shkatërron Luizin, fama po e shkatërron Kiarën

Spektakli i mbrëmshëm (e martë) i Big Brother VIP Albania solli situate dhe zhvillime të reja.

Krisja e miqësisë në mes të Efit, Kiarës dhe Luizit ngjalli debatet të shumta në mes të treshes, por nuk qëndruan anash as banorët e tjerë.

Megjithatë, debatet e forta në mes tyre morën reagime të ndryshme edhe jashtë shtëpisë së famshme duke u komentuara në mënyra të ndryshme.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Një mendim për këtë e dha edhe modelja dhe ish-banorja e BBVA, Kejvina Kthella, e cila ka reaguar përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

Sipas Kejvinës reagimi i ashpër i Kiarës ndaj Efit ka të bëjë me një xhelozi femërore dhe se publiku e do atë më shumë se moderatoren.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Tutje modelja tha se nuk duhet harruar fakti që Luizi ka 102 ditë brenda shtëpisë së famshme dhe është i dërrmuar psiqikisht.

“Nëse dikush po e zëvendëson Oltën, ajo është Kiara”” - Efi dhe Kiara përplasen me njëra-tjetrën
Lexo po ashtu “Nëse dikush po e zëvendëson Oltën, ajo është Kiara”” - Efi dhe Kiara përplasen me njëra-tjetrën

Kejvina tha se Luizi është verbuar nga dashuria për femrën e gabuar, pasi sipas saj Kiara po e shkatërron këngëtarin.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Më poshtë postimi i plotë i Kejvinës:

Kiara nuk ka asgjë më shumë veçse xhelozi për Efin se e do publiku e nuk e kapëlldin dot faktin që Efi e kapi lojën para asaj… që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini vet ju). Ndërsa Efi nuk ka pse mërzitet se nuk e gjeti Luizin si më përpara se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja. Në fund të ditës mos të harrojmë që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelen e jo të bigut edhe kur erdhi puna të loja kërkoj të ndahet nga ajo. Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht edhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi t’i besoj të dashurës së tij për të kuptuar më shumë, por e dashura e tij e ka mendjen te fama jo të dashuria për të. Në fund të ditës çfarë faji ka Luizi këtu që është verbuar e po dashuron femrën e gabuar? Çfarë faji ka Luizi që i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një here të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e shkatërroi gjithçka. Edhe e dini pse? Se ajo mendon vetëm për veten e saj. Kiarita po shkatërron Luizin edhe fama po e shkatërron Kiarën.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori