Fatmir Sabriu nga Departamenti i Drejtësisë pranë Lëvizjes Besa sot në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se Maqedonia ndodhet në një moment historik dhe të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
“E vlersojmë si moment jashtzakonisht të volitshëm që përmes një kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korigjojmë gabimet historike që janë bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të ndërtuar një kushtetutë e cila do jetë burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike. Andaj Lëvizja BESA në bazë të dispozitave të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kësaj kërkese i sugjeron dhe kërkon nga propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, pra Qeverisë së RMV-së, që gjatë përpilimit të draft-verzionit për ndryshimet kushtetuese që do t’i dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Sabriu.
Ata po ashtoj kërkojnë të përveç ndryshimit të preambulës së kushtetutës, të përfshihen dhe ndryshime të Amendamentit të V të kushtetutës së RMV.
“1.Amandamenti V, pika 1, paragrafi 1 i Kushtetutës të formulohet në këtë formë: Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
Paragrafet tjerë të Amendamentit V duhet të përshtaten konform paragrafit 1. Lëvizja BESA nuk ka kundërshti ndaj inkorporimit të komunitetit Bullgar në preambulën e kushtetutës së vendit por me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, u shpreh ai.
Sipas tij, me këto ndërhyrje jo vetëm që do përforcohet karakteri multietnik dhe shoqëror i shtetit por njëkohësisht do mundësohet edhe funksionimi efikas i institucioneve shtetërore, gjë që është shumë e rëndësishme për një shtet anëtare e NATO-së dhe shtet i cili synon integrimin në BE/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj