LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjilanit dhe deputeti i LVV-së bllokohen në kufi për dy orë nga autoritetet serbe

Kryetari i Gjilanit dhe deputeti i LVV-së bllokohen në kufi për dy orë nga autoritetet serbe

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti i LVV-së Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka konfirmuar vet Hyseni përmes një njoftimi në Facebook.

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllait tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë”.


I pari i Gjilanit thotë se pas dy orë pritjesh, janë lejuar ta vazhdojnë udhëtimin në Bujanoc.

“Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare”.

“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufij pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani”, ka shkruar Hyseni./Telegrafi/