LAJMI I FUNDIT:

Numri i viktimave nga tërmetet shkon në mbi 34 mijë, dhjetëra kamionë me ndihma futen në Siri

Numri i viktimave nga tërmetet shkon në mbi 34 mijë, dhjetëra kamionë me ndihma futen në Siri

Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar, ka arritur në të paktën 34.179.

Të vdekur në Turqi janë konfirmuar 29.605, ka bërë të ditur të dielën qendra turke koordinuese për raste emergjente SAKOM, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër në Siri janë konfirmuar 4.574. E aty përfshihen mbi 3.160 të vdekur në veriperëndim të Sirisë që nuk kontrollohet nga qeveria siriane.


Në momentin e tërmetit shkatërrues në Turqi, infermieret nuk u larguan nga spitali, vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë
Lexo po ashtu Në momentin e tërmetit shkatërrues në Turqi, infermieret nuk u larguan nga spitali, vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë

Jugu i Turqisë dhe veriu i Sirisë shtatë ditë më parë u goditën nga dy tërmete të fuqishme prej 7.8 magnitudë dhe 7.6. E pas këtyre dy tërmeteve gjatë tërë javës janë regjistruar qindra dridhje tjera më të vogla të tokës.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield të dielën i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit, të miratojë dy pika shtesë për dërgimin e ndihmave në pjesët e Sirisë që janë goditur nga tërmeti.

Konvoji prej 100 kamionëve me ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara janë futur të dielën në veriperëndim të Sirisë, përmes pikëkalimit kufitar të Turqisë Bab Al-Haëa, ka bërë të ditur zëdhënësi i UNOCHA, Madevi Sun-Suon.

Një humnerë e thellë, e gjatë dhe e gjerë – pamje që tregojnë ‘sasinë e energjisë së lëshuar nga tërmeti’ në vendin ku goditi në Turqi
Lexo po ashtu Një humnerë e thellë, e gjatë dhe e gjerë – pamje që tregojnë ‘sasinë e energjisë së lëshuar nga tërmeti’ në vendin ku goditi në Turqi

Ndërkaq të shtunën në këtë pikëkalim janë futur në Siri edhe 20 kamionë tjerë me ndihma.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar se do të rrit ndihmën për Turqinë, derisa ky vend po lufton me pasojat e tërmeteve shkatërruese.

Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të dielën, Von der Leyen i tha presidentit turk Recep Tayyip Erdgoan, se “Komisioni do të mobilizojë përpjekjet shtesë dhe do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së re turke për kapacitete më të mëdha – në veçanti dërgimin e tendave, ngrohëseve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori