(E plotësuar) Të paktën 4,890 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.
Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,381 deri rreth orës 9:45 të mëngjesit me orën lokale të martën, tha në një konferencë televizive Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Të paktën 20,426 të lënduar janë raportuar gjithashtu, sipas Tatar.
Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha ai.
Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në zonat e prekura, shtoi ai.
Sipas tij, ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 aeroplanë për të transportuar të lënduarit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit.
Ndërkohë në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,509 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët.
Sipas tyre, të paktën 3,548 persona janë raportuar gjithashtu të lënduar në Siri. /Telegrafi/
Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri rritet në mbi 4,300
Më shumë se 4,300 njerëz humbën jetën dhe 15 mijë u lënduan në Turqi dhe mbi kufirin në Suri pas tërmetit shkatërrues në orët e para të së hënës.
Ekipet e shpëtimit po luftojnë me shi dhe borë të dendur, derisa mobilizohen për të gjetur të mbijetuar në Turqinë juglindore, transmeton Telegrafi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.
Shumë njerëz në zonën e fatkeqësisë kanë qenë shumë të frikësuar për t’u kthyer në ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ndodhi të hënën në një thellësi prej 17.9 kilometrave pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Sizmologët thonë se ishte një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në Turqi, ku të paktën 2,921 njerëz dihet se kanë vdekur tani. Të mbijetuarit thonë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.
Një lëkundje e mëvonshme kishte një magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e saj ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë