LAJMI I FUNDIT:

Pse tërmeti në Turqi ishte kaq vdekjeprurës dhe çfarë e shkaktoi atë?

Pse tërmeti në Turqi ishte kaq vdekjeprurës dhe çfarë e shkaktoi atë?

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë pranë kufirit me Sirinë gjatë të hënës, ku numri i të vdekurve është ende në rritje. Sipas të dhënave të fundit, deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 3.600 persona.

Epiqendra e tërmetit ishte mjaft e cekët, rreth 18 kilometra, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesa, shkolla e spitale, transmeton Telegrafi.

“Nga tërmetet më vdekjeprurëse në cilindo vit, vetëm dy në dhjetë vitet e fundit kanë qenë me magnitudë të ngjashme dhe katër në 20 vite”, tha për BBC, profesoresha Joanna Faure Walker, menaxhere e Institutit për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive pranë Universitetit të Londrës.


Pasojat e tërmetit në Siri, gruaja sjell në jetë fëmijën nën rrënojat e ndërtesës së shembur – nëna vdes foshnja shpëton
Lexo po ashtu Pasojat e tërmetit në Siri, gruaja sjell në jetë fëmijën nën rrënojat e ndërtesës së shembur – nëna vdes foshnja shpëton

Megjithatë, nuk ishte vetëm forca e tërmetit që shkaktoi kaq shumë shkatërrime. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa njerëzit kanë qenë duke fjetur. Forca e ndërtesave është gjithashtu një faktor i rëndësishëm.

“Infrastruktura elastike është e theksuar për fat të keq në jug të Turqisë, dhe veçanërisht në Siri, kështu që shpëtimi i jetëve tani varet kryesisht nga reagimi i shpejtë. 24 orët e ardhshme janë vendimtare për gjetjen e të mbijetuarve. Pas 48 orësh, numri i të mbijetuarve bie jashtëzakonisht”, theksoi Dr. Carmen Solana, profesoreshë e vullkanologjisë dhe komunikimit me rrezikun në Universitetin e Portsmouth.

Është një rajon që nuk ka pasur një tërmet të madh apo ndonjë shenjë paralajmëruese për më shumë se 200 vjet, kështu që niveli i gatishmërisë pritet të jetë më i ulët se në një rajon që është mësuar të ballafaqohet me tërmetet.

Çfarë e shkaktoi tërmetin?

Korja e tokës përbëhet nga pjesë të veçanta, domethënë pllakat, të cilat janë pranë njëra-tjetrës. Këto pllaka shpesh përpiqen të lëvizin, por parandalohen nga fërkimi që ndodh kur njëra pllakë fërkohet me tjetrën. Por ndonjëherë presioni rritet ndërsa ky proces po ndodh dhe njëra pllakë “shqitet” mbi tjetrën, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë.

Po tentonin t’i nxirrnin nga rrënojat, gazetari që raportonte direkt ishte dëshmitar i shembjes së një ndërtese  
Lexo po ashtu Po tentonin t’i nxirrnin nga rrënojat, gazetari që raportonte direkt ishte dëshmitar i shembjes së një ndërtese  

Në rastin e tërmetit të mëngjesit të sotëm, pllaka arabe po lëvizte në veri dhe u përplas me pllakën e Anadollit. Fërkimi që ndodh në këtë mënyrë, ishte gjithashtu përgjegjës për tërmetet shumë të dëmshme dhe shkatërruese në të kaluarën.

Më 13 gusht 1822, ndodhi një tërmet me magnitudë 7.4, i cili është dukshëm më i vogël se tërmeti me magnitudë 7.8 që u regjistrua të hënën në mëngjes.

Megjithatë, tërmeti i shekullit të XIX rezultoi në dëme masive në qytetet e zonës, duke humbur jetën 7,000 njerëz vetëm në qytetin e Alepos. Pasgoditjet shkatërruese zgjatën pothuajse një vit.

Pas tërmetit të mëngjesit të sotëm, tashmë ka pasur disa pasgoditje dhe shkencëtarët presin që të ndjekë të njëjtin trend si ai i mëparshmi në rajon.

Si maten tërmetet?

Tërmetet maten në një shkallë të quajtur shkalla e madhësisë së momentit. Dridhjet me magnitudë 2.5 ose më pak zakonisht nuk mund të ndihen, por mund të zbulohen nga instrumentet. Tërmetet me magnitudë pesë mund të ndjehen dhe mund të shkaktojnë dëme të vogla.

Publikohen pamje të reja të vajzës së vogël turke e cila nxirret nga rrënojat – shikonte e habitur dhe vazhdimisht kërkonte babanë
Lexo po ashtu Publikohen pamje të reja të vajzës së vogël turke e cila nxirret nga rrënojat – shikonte e habitur dhe vazhdimisht kërkonte babanë

Tërmeti i Turqisë me magnitudë 7.8 është klasifikuar si i madh, shkatërrues dhe zakonisht shkakton dëme serioze, siç ndodhi në këtë rast. Çdo gjë mbi magnitudën 8 shkakton dëme katastrofike dhe mund të shkatërrojë plotësisht komunitetet në thelbin e saj.

Tërmeti në brigjet e Japonisë në vitin 2011 ishte me magnitudë të madhe dhe shkaktoi dëme të mëdha në tokë, dhe shkaktoi një seri valësh të mëdha baticore – njëra prej të cilave çoi në një aksident të madh në një central bërthamor pranë brigjeve.

Po raportonte direkt kur filloi për herë të dytë të dridhet toka, pamje rrëqethëse nga Turqia
Lexo po ashtu Po raportonte direkt kur filloi për herë të dytë të dridhet toka, pamje rrëqethëse nga Turqia

Tërmeti më i madh ndonjëherë ka qenë me magnitudë 9.5 magnitudë, dhe është regjistruar në Kili në vitin 1960, shkruan BBC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori