LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Mendimet tona janë me Turqinë, do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona

Bujar Osmani: Mendimet tona janë me Turqinë, do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se pas bisedës me homologun e tij turk, Mevlut Çavushoglu, vendi ka nisur përgatitjen e ndihmave pas tërmetit tragjik në Turqi.

“Tërmeti në pjesën jugore të Turqisë paraqet një tragjedi të madhe me shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale e cila e vështirëson përballimin me pasojat. Mëngjesin e sotëm përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk, në të cilin ofrova edhe ndihmën tonë aty ku kërkohet nevoja, për të cilën tashmë po bëhen përgatitje në vend”.

Të gjitha lajmet nga Tërmeti në Turqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tërmeti në Turqi

“Me Turqinë kemi partneritet të ngushtë dhe afatgjatë e cila bazohet në lidhjen e thellë mes popujve të të dy vendeve. Mendimet tona janë me miqtë, vëllezërit dhe motrat tona në Turqi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në mundësit tona, për të ndihmuar miqtë tanë në këtë kohë fatkeqësie”, ka shkruar Osmani.


Ndryshe, tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë./Telegrafi/