LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Nvidia: Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore

Shefi i Nvidia: Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore

Fusha e inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi dhe do të krijojë mjete të fuqishme që kërkojnë rregullore dhe norma sociale, ka paralajmëruar drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang.

Huang është ndër lojtarët e rëndësishëm në fushën e inteligjencës artificiale, pasi çipat e Nvidia përdoren në pajisje moderne, siç është superkompjuteri Microsoft i ndërtuar për startupin OpenAI, transmeton Telegrafi.

Në një takim në Stokholm, zyrtarët njoftuan se po përmirësojnë superkompjuterin më të shpejtë të Suedisë me mjetet e Nvidia, për të zhvilluar një ‘model të madh gjuhësor’ që do të flasë rrjedhshëm suedisht.


“Mos harroni, nëse mendoni me kujdes, do të kuptoni se gjithçka që ishte e dobishme në jetën tuaj, u ka hapur mundësi të reja ose ishte e mrekullueshme për shoqërinë, ndoshta mund të jetë gjithashtu e dëmshme”, paralajmëroi kreu i kompanisë amerikane.

Politikanët si Ted Lieu, një demokrat nga Kalifornia në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, besojnë se SHBA duhet të krijojë një agjenci federale për të rregulluar inteligjencën artificiale. /Telegrafi/