LAJMI I FUNDIT:

Kina do t’i japë fund karantinës për shkak të Covid-19 për të ardhurit e huaj

Kina do t’i japë fund karantinës për shkak të Covid-19 për të ardhurit e huaj

Kina ka njoftuar se kërkesa e saj për udhëtarët që mbërrijnë në vend për të hyrë në karantinë nuk do të vlejë më që nga 8 janari.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, masa është e fundit në një seri kufizimesh që do të hiqen pasi Kina braktis politikën e saj zero-Covid.

Kina po sheh një shpërthim në infeksionet e lidhura me Covid-19 dhe punonjësit mjekësorë kanë thënë se po përpiqen të përballojnë një situatë të tillë.


Në komentet e tij të para mbi ndryshimet, presidenti Xi Jinping u kërkoi zyrtarëve të bënin atë që ishte “e mundur” për të shpëtuar jetë.

Media shtetërore e citoi atë të thoshte se vendi u përball me situata të reja që kërkonin një përgjigje më të drejtpërdrejtë.

Kina ka ndaluar publikimin e statistikave të Covid-it, por mendohet se mijëra njerëz mund të vdesin çdo ditë.

Siç është thënë edhe më herët, që nga marsi i vitit 2020, të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Kinë duhet t’i nënshtrohen karantinës së centralizuar të detyrueshme.

Por kohëzgjatja e kohës është zvogëluar në mënyrë progresive, nga tre javë fillimisht në vetëm pesë ditë aktualisht.

Ndërkohë sipas rregullave të reja, Covid-19 “do të ulet” nga një sëmundje infektive e klasit A në klasën B, që do të thotë se karantina nuk do të zbatohet më. /Telegrafi/