LAJMI I FUNDIT:

“Nuk dua të flejë me ty”, kriset raporti i Getinjos me Vivien

“Nuk dua të flejë me ty”, kriset raporti i Getinjos me Vivien

Reperi i njohur, Getinjo është në mesin e personazheve të njohura që javë më parë u bën pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ai që në ditët e para u pa i afërt me banoren tjetër, Vivien Thano dhe dyshja madje krahas ledhatimeve dhe puthjeve prej ditësh kanë ndarë edhe shtratin bashkë.

Por, së fundmi dyshja kanë grisur raportet me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar as debatet e forta mes tyre.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kjo erdhi edhe pasi Getinjo i kërkoi Vivienit që të largohej nga shtati i tij pasi sipas reperit ajo ka nevojë të qëndroj vetëm për të reflektuar.

Megjithatë, e gjithë situata solli edhe një reagim të ashpër nga Vivien e cila ndër tjera ka akuzuar Getinjon që raportin me të e ka krijuar si pjesë të lojës edhe vëmendjes.

“Ti nuk i bën rregullat këtu, duhesh me ndërruar krevatin, pse po bën filma, çka po të dukem unë ty, nuk po du me fjet me ty, pikë me zor nuk mund të rrish në krevatin tim, a je ti normal, mos e deformo muhabetin, ke nevojë të rrish pak vetë sepse nuk je mirë, vetëm mos u viktimizo, pse po mundohesh me më qit poshtë mua, mos u bë mosmirënjohëse, kur jam duke u sjellur mirë me ty, ke ndryshuar po sillesh keq”, i është drejtuar Getinjo.

Ndërsa, Vivien u shpreh se reperi nuk mund të sillet me të në këtë mënyrë duke i thënë se duhet t’i vije turp se si po e trajton.

“Nuk e ndërroj krevatin, gjej krevat tjetër, nuk bëhet kështu hajde këtu, ik atje, me kë po më ngatërron, çfarë të dukem unë ty që një herë të më thuash hajde të krevati pastaj ik, unë nuk e ndërroj krevatin sa herë të ndërrosh ti mendjen, qëndrove një javë aty tash më thua nuk është krevati yt, a po dëgjon se çfarë po thua, a kemi fjet bashkë tash po më thua ik nga krevati im, je me program sidomos me këtë të fundit e dëshmove, mua mos mu drejto kështu se nuk ta toleroj se nuk të kam asgjë, kur të kem burrë do ta toleroj, nuk ndërroj krevatin sa herë të ngrehet ty, të të vijë turp nga vetja se çfarë po bën”,  është kundërvënë Vivien ndaj reperit.

Më pas Vivien ka shpërthyer në lot duke akuzuar Getinjon teksa Edoni dhe Ana janë munduar që ta qetësojnë.

Por, në anën tjetër Getinjo ka qëndruar i qetë dhe tha se po largohet nga ajo sepse i ka dhënë shumë vëmendje të cilën ajo po e keqpërdor.

“Le të qanë, nuk kam çfarë të bëjë unë. Nuk po më pëlqen sjellja e saj, iu rrit mendja prej vëmendjes së madhe”, ka thënë Getinjo kur u pyet nga Ana se çfarë po ndodh me raportin e tyre.

Theksojmë që Getinjo dhe Vivien madje kanë qëndruar bashkë edhe në ‘dhomën e sekreteve’ ku për ta u përgatit një ambient romantik me një shtrat me lule dhe xhakuzi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori