LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti – Ludva: Të ruhet konsistenca proevropiane e veprimit

Ahmeti – Ludva: Të ruhet konsistenca proevropiane e veprimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vend, Jaroslav Ludva.

Ahmeti dhe Ludva kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimin konstruktiv ndërshtetëror, situatën aktuale politike në vend, progresin që vendi ka shënuar në procesin e eurointegrimit, rëndësinë e kompaktësisë vepruese të faktorit politik në vend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, zbatimin e procesit të domosdoshëm të reformave dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me këtë rast falënderoi Republikën Çeke që çdoherë ka qëndruar në përkrahje të perspektivës evropiane të vendit dhe ka kërkuar vazhdimësinë e këtij qëndrimi në proceset vendimtare që pasojnë.


Ai, mes tjerash, ka potencuar se Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjithë potencialin e saj kadrovik dhe programor mbetet e angazhuar që të ruhet konsistenca proevropiane e veprimit, të miratohen ndryshimet kushtetuese që përforcojnë konsensualitetin e brendshëm demokratik dhe të përforcohen edhe më tej raportet e fqinjësisë së mirë.

Shumica proevropiane në vend është e gatshme të aplikojë të gjitha mekanizmat e domosdoshme për zbatimin e procesit të reformave konform kornizës së integrimit dhe të përforcohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Ahmeti i shprehu ambasadorit Ludva qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për zbatimin e një procesi të mirëfilltë vetingu ndaj të gjithë politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm, si procesi i vetëm i filtrimit objektiv dhe ruajtjes së kredibilitetit të institucioneve.

Ambasadori Ludva shprehu qëndrimin e Republikës Çeke për vazhdimin e mbështetjes së vendit deri në finalizimin e plotë të aspiratës së integrimit në Bashkimin Evropian.