LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për përçarje të thellë mes Benzema e Deschamps

Raportohet për përçarje të thellë mes Benzema e Deschamps
(Foto: Getty Images)

Duket se marrëdhënia mes Karim Benzema dhe Didier Deschamps është prishur sërish.

Sulmues u largua nga kampi stërvitor i Francës për shkak të lëndimit më 20 nëntor, dy ditë përpara ndeshjes së parë të skuadrës kundër Australisë, dhe nuk ka pasur asnjëherë kërkesë brenda stafit francez për kthimin e fituesit të Topit të Artë për pjesën tjetër të Kampionatit Botëror në Katar,

Një raport nga L’Equipe bën të ditur se ylli i Real Madridit nuk ka qenë në kontakt me stafin mjekësor të Les Bleus gjatë kësaj kohe.


Benzema është ende në listën e 26 lojtarëve që Federata Franceze e Futbollit ia dërgoi FIFA-s dhe Deschamps mund ta kishte thirrur pasi e kapërceu dëmtimin… por trajneri nuk ka dashur ta bëjë këtë.

Deschamps mund të qëndrojë… pa Benzeman

Nëse trajneri i Francës zgjat kontratën e tij, ata do të duhet të ulen dhe të bisedojnë përsëri për të rikthyer Benzeman në skuadër.

Kjo ndodhi tashmë para ‘Euro 2020’, kur të dy u takuan në Cote d’Azur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre rreth skandalit të kasetave seksuale që përfshiu edhe Mathieu Valbuena. Ata tani mund të kenë nevojë për një bisedë të ngjashme.

Përçarja nuk daton në këtë kamp stërvitor të Kampionatit Botëror, por shumë kohë më parë, kur Benzema nuk e përmendi përzgjedhësin në fjalimin e tij pas fitimit të Topit të Artë, diçka që sipas L’Equipe, e ka habitur trajnerin francez.

(Foto: Getty Images)

Benzema deshi të qëndronte në kampin e Francës

Përfaqësuesve të Benzemas nuk u pëlqeu trajtimi i lëndimit të sulmuesit nga stafi mjekësor i Francës, dhe veçanërisht seanca e 18 nëntorit, një ditë para se ai ta lëndonte kuadricepsin e majtë.

Sërish sipas L’Equipe, nuk ka ndihmuar as komunikimi i lojtarit, i cili dukej se fshihte gjendjen e tij reale fizike.

Benzema do të kishte dashur të qëndronte në Doha për të trajtuar dëmtimin dhe të kishte një shans për të luajtur në Kampionatin Botëror.

Ai e kishte akoma më të paqartë vendimin për ta dërguar në shtëpi, pasi Deschamps nuk zgjodhi asnjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar.

Benzema nuk shkoi në finale

Vendimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të marrë me qira një aeroplan me lojtarët e lënduar të Deschamps dhe kampionët e tjerë, nuk e përfshiu Benzeman, i cili nuk kishte në plan të shkonte edhe para se të vinte propozimi.

Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Christopher Nkunku, të cilët nuk hynë në listën e Deschamps për ‘Katar 2022’ për shkak të dëmtimit, vendosën të udhëtojnë, por jo edhe Benzema, Lucas Hernandez dhe Pascal Kimpembe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori