LAJMI I FUNDIT:

Deschamps flet për të gjitha para finales: Ka edhe tifozë francezë që duan Messin ta shohin me Kupën e Botës

Deschamps flet për të gjitha para finales: Ka edhe tifozë francezë që duan Messin ta shohin me Kupën e Botës

Argjentina dhe Franca do ta diskutojnë finalen e madhe të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Për dy kombëtaret është një finale shumë e rëndësishme, pasi kanë nga dy Kupa të Botës dhe një triumf në Katar do të thotë se do ta shtojnë yllin e tretë në fanellat e tyre.

Trajneri i Francës, Didider Deschamps ka folur fillimisht për virusin që ka kapluar futbollistët e tij, duke thënë se kanë marrë të gjitha masat.


“Lojtarët ishin duke fjetur kur u largova, kështu që nuk kam informacionin më të fundit. Po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë, me qetësi. Do të ketë të dhëna të tjera. Është një temë që ju intereson, e kuptoj. Ne u përpoqëm të merrnim të gjitha masat e mundshme, të përshtateshim dhe ta përballonim, pa e tepruar. Kjo është pa dyshim një situatë, gjithsesi ia kemi dalë me sa kemi mundur”.

Deschamps tha se ka edhe tifozë francezë që duan që Leo Messi ta fitoj Kupën e Botës.

“Në një finale të Kupës së Botës është ndeshja, por edhe konteksti, i cili është i veçantë. Por e di se argjentinasit, dhe ndoshta edhe disa francezë, do të dëshironin gjithashtu ta shihnin Messin të fitonte Botërorin”, vazhdoi tutje Deschamps.

I pari i shtabit teknik të kombëtares franceze foli edhe për Karim Benzeman, duke mos dhënë shumë detaje, por ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të jetë në bankë.

“Nëse nuk përgjigjem, do të thoni se jam i zemëruar. Kam lojtarë që janë lënduar më parë. Karim është njëri prej tyre. I fundit që u lëndua ishte Lucas Hernandez. Që atëherë, kam 24 lojtarë për të menaxhuar. Grupi është këtu. Nuk shqetësohem për ftesat e lojtarëve, ish-lojtarëve apo lojtarëve të dëmtuar dhe as nuk merrem me to. Ne kishim një grup në fillim dhe për shkak të asaj që ndodhi, ne humbëm tre prej tyre. Ata ishin pjesë e fillimit të aventurës. Nesër do të jemi 24”, deklaroi Deschamps.

54-vjeçari tutje tha se të jetë trajner i Francës është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.

“Kombëtarja e Francës është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Në fillim si lojtar, pastaj si trajner. Është pasioni, niveli shumë i lartë. Jam shumë i lumtur në këtë pozicion, por nuk jam gjëja më e rëndësishme në kombëtare. E vetmja gjë që kam në mendje është ndeshja e nesërme”.

E krejt në fund tekniku francez foli edhe për atmosferën që pritet në stadium, ku e pranon se do të ketë më shumë tifozë argjentinas.

“Skuadra argjentinase ka mbështetje shumë të fortë popullore. Në stadium, nesër, megjithëse do të ketë tifozë francezë, shumica do të jenë nga Argjentina. Pres një atmosferë festive. Tifozi argjentinas është pasionant. Ata mbështesin plotësisht ekipin e tyre”.

“Ka atmosferë festive, ka shumë këngë. Është bukur ketë një atmosferë të tillë për një ndeshje si kjo. Pastaj, kundërshtarët tanë nuk janë në tribunë , por në fushë. Njëra nga të dyja skuadrat do të ketë një yll të tretë në fanellë pas ndeshjes së nesërme”, u shpreh Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori