Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarë të Vitisë ka folur për dialogun, krizën ekonomike dhe energjetike, me të cilat po përballen qytetarët.
“Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre. Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj, përmes një postimi në Facbook.
Ai ka thënë se i ka paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat dhe rreziqet që mund të dalin gjatë rrugës, për ekonominë si dhe çfarë duhet të bëjmë ne si shtet në përballjen me Serbinë.
“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim, i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”.
“Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resurset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë. Përball Serbisë ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja, e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik, ka shkruar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë