Kim Kardashian bëri çmos për të zotëruar artin e shpërqendrimit teksa doli me një veshje mahnitëse në Miami të mërkurën mbrëma (30 nëntor), duke larguar zemërimin e fundit që përfshiu ish-in e saj Kanye West dhe skandalin rreth markës të modës Balenciaga me të cilën ajo bashkëpunon.
Ylli televiziv, 42 vjeç, u pa me një veshje plot stil, ndërsa mbërriti në restorantin Gekko gjatë Art Basel së bashku me motrën e saj Khloe Kardashian, 38 vjeç.
Nëna e katër fëmijëve bashkoi bluzën e shkurtër dhe të zezë me pantallona me nuanca të kaltra, bardha dhe zeza, dhe i përshtati ato me çizme lëkure të zeza që i kalonin kofshët ndërsa mbante edhe syze dielli.
Khloe gjithashtu mori vëmendje me një kostume të zi, që kishte një zinxhir deri te beli dhe i rrinte ngushtë duke ia theksuar format në mënyrë perfekte.
Duke e çuar veshjen e saj në një nivel tjetër, ajo po ashtu u pa me një palë syze dielli me ngjyrë të zezë.
Në këtë mbrëmje ato u shoqëruan nga shoku i ngushtë i Kim, Jonathan Cheban dhe kampionia e tenisit Serena Williams.
Kim dhe Khloe shoqëroheshin gjithashtu nga një numër truprojesh për të garantuar sigurinë e tyre për shkak të statusit të tyre të famshëm.
Kanë qenë disa ditë të trazuara për Kim së fundmi.
Dalja vjen pasi ish-bashkëshorti i saj u duk se kishte një ‘përkeqësim të plotë të shëndetit mendor’ në podkastin e Alex Jones së bashku me supremacistin e bardhë, Nick Fuentes, ku ai shpërtheu më shumë komente antisemite dhe inkurajoi njerëzit të vizitonin R. Kelly dhe Weinstein në burg.
Kim dhe Kanye gjithashtu kanë zgjidhur përfundimisht divorcin e tyre pas një beteje të gjatë publike që vazhdoi për gati dy vjet që kur u ndanë.
Kim do të marrë 200,000 dollarë në mbështetje të fëmijëve çdo muaj, raportoi TMZ pas shqyrtimit të dokumenteve gjyqësore.
Kanye, 45 vjeç dhe Kim do të ndajnë kujdestarinë e përbashkët dhe do të kenë ‘qasje të barabartë’ me katër fëmijët e tyre North, nëntë, Saint, gjashtë, Chicago, katër dhe Psalm, tre.
Burimet i thanë TMZ se Kim do të ketë kujdestarinë e fëmijëve shumicën e kohës.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Kanye do të jetë përgjegjës për 50 për qind të shpenzimeve arsimore dhe të sigurisë për katër fëmijët.
Kanye dhe Kim ranë dakord të merrnin pjesë në ndërmjetësimin nëse kishin një mosmarrëveshje prindërore, sipas gazetës. Nëse dikush nuk merr pjesë në seancë, prindi pjesëmarrës do të marrë vendimin për temën në fjalë.
Pagesa mujore prej 200,000 dollarësh duhet të futet në llogarinë e Kim në ditën e parë të çdo muaji.
Kanye dhe Kim hoqën dorë nga marrja e mbështetjes bashkëshortore sipas marrëveshjes paramartesore që ata nënshkruan para martesës së tyre.
Në marrëveshjen e divorcit, Kanye ra dakord t’i transferonte Kimit një shtëpi prej 4.5 milionë dollarësh pranë vendit ku Kardashian jeton në Kaliforninë Jugore, sipas TMZ.
Kim tani do të jetë pronare e shtëpisë me pesë dhoma gjumi. Ajo pritet të shkatërrojë shtëpinë – të cilën West tha se e bleu për të qenë më afër fëmijëve të tij – pasi ajo ka nevojë për rinovime të shumta.
Përveç shtëpisë fqinje, Kim do të mbajë të drejtat për pasurinë prej 60 milionë dollarësh në Hidden Hills, Kaliforni ku ajo jeton me fëmijët, si dhe pronën në Idaho.
Në pakt, Kanye do të mbajë pronësinë e një shtëpie plazhi në Malibu prej 60 milionë dollarësh, një palë fermash që zotëron në Wyoming; 300 hektarë në Calabasas, Kaliforni, një shtëpi në Belgjikë dhe shtëpinë në Çikago ku ai u rrit.
Burimet thanë për gazetën se Kardashian është përpjekur më kot të arrijë një marrëveshje të përgjithshme divorci me West gjatë një viti, por ai vazhdimisht refuzoi ‘të merrte pjesë në zgjidhjen’ e çështjes.
“Durimi i Kimit u testua, por ajo i trajtoi gjërat me qetësi dhe më në fund Kanye erdhi”, tha burimi për TMZ.
Sipas gazetës, avokatja e Kim, Laura Wasser ishte kyçe në ndërmjetësimin mes palëve për të arritur një marrëveshje mes ish-ëve.
Ndërkohë, Kim gjithashtu është vënë nën kritika për trajtimin e marrëdhënies së saj me Balenciaga pas polemikave të fundit.
Skandali shpërtheu kur Balenciaga publikoi fushatën e saj reklamuese për festat e fundvitit që shfaqte fëmijë duke pozuar me çantën e saj prej pelushi.
Në sesionin fotografik, fëmijët u shfaqën gjithashtu të rrethuar me gota bosh verë dhe shampanjë.
Temat e dukshme për të rritur shqetësonin menjëherë shumë njerëz që pyesnin pse ishin përdorur ndonjëherë fëmijët.
Kim, ambasadorja më e madhe e markës, tha në një deklaratë të dielën se ajo po ‘rivlerëson’ marrëdhënien e saj me shtëpinë e modës në dritën e skandalit, por nuk arriti të distancohej nga marka përgjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë