LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas 27 vitesh, Presidenti gjerman vizitë zyrtare nesër në Tiranë

Për herë të parë pas 27 vitesh, Presidenti gjerman vizitë zyrtare nesër në Tiranë

Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, do të vizitojë nesër Tiranën.

Steinmeier do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa më pas është parashikuar edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

“Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidentit të Republikës.


Sakaq, nga Kuvendi bëhet me dije se Presidenti Frank-Walter Steinmeier do të ketë edhe një fjalë në seancë plenare.

“Në datën 1 dhjetor, ditën e enjte, në orën 11:30-12:00, do të zhvillohet e seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën do të përshëndesë Presidenti Federal i Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier”, njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit. /Telegrafi/