LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha duket e mrekullueshme dhe elegante në fustanin e zi voluminoz

Bebe Rexha duket e mrekullueshme dhe elegante në fustanin e zi voluminoz
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin megaloman të këngës së saj më të fundit, “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guettan e ka rikthyer artisten në majë të top listave britanike dhe amerikane, gjersa është nominuar edhe për çmimin “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Javë më parë, 33-vjeçarja performoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards 2022.


Bebe Rexha në AMA 2022 (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo u duk tejet tërheqëse në tapetin e kuq të eventit, e veshur me një fustan të kuq voluminoz i cili mori vëmendjen e të gjithëve.

Por mesa duket ky nuk ishte i vetmi fustan që artistja kishte në mendje për atë natë të rëndësishme, pasi e njëjta ka prezantuar së fundmi një tjetër veshje e cila ishte në diskutim.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, me një shtresë të madhe me pupla te pjesa e kraharorit.

Në mbishkrimin e imazheve, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shpreh se ky fustan ishte i mrekullueshëm, por që nuk u bë kurrë për një tapet të kuq. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori