LAJMI I FUNDIT:

​Forcat e Mbretërisë së Bashkuar trajnojnë komandot e FSK-së

​Forcat e Mbretërisë së Bashkuar trajnojnë komandot e FSK-së

Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT). Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

“Edhe një e arritur shumë e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar. Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar, qeverisë dhe forcave të saj aleate. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja dhe projekteve të përbashkëta me aleatët tanë britanikë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Po ashtu ministri Mehaj ka njoftuar se, me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike, kadetët e klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër.


“Luftërat për liri të popullit tonë gjatë historisë sonë të lavdishme janë dije, motivim dhe frymëzim për kadetët tanë. Me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike që i kanë qëndruar kohës, kadetët tanë të klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër. Me këtë rast, ata mësuan për historinë e rrethimit të Shkodrës nga osmanët më 1478-79 përmes literaturës duke vizituar edhe Kështjellën e Shkodrës dhe Muzeun e saj. Duke njohur dhe vlerësuar të kaluarën tonë do të mund të jetojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë të sigurtë”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.