LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski nga Berlini: Tregu i përbashkët rajonal rrit atraktivitetin e rajonit për investitorët e huaj dhe mundëson zhvillim

Kovaçevski nga Berlini: Tregu i përbashkët rajonal rrit atraktivitetin e rajonit për investitorët e huaj dhe mundëson zhvillim

Samiti i Procesit të Berlinit është historik, sepse vjen në një kohë krize të zgjatur dhe prej të njëjtit pritet të dalin hapa konkret që do të përforcojnë bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat, duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e tij.

Këtë e theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në seancën për Bashkëpunim Rajonal dhe Tregjet e Përbashkëta Rajonale në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Berlin të Gjermanisë, njoftojnë nga Qeveria.

“Në diskutim, të gjithë të pranishmit shprehën mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me një qëndrim të qartë se BE-ja nuk do të jetë e plotë dhe e suksesshme derisa qytetarët e Ballkanit Perëndimor të marrin pasaportat me flamurin e BE-së. Në të njëjtën kohë, të pranishmit në prezantimet e tyre theksuan se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues i anëtarësimit në BE, por është një proces që do të sigurojë integrim më të shpejtë të vendeve të rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Në seancën e parë, theksojnë nga tje, kryeministri Kovaçevski theksoi se sot është duke u përmbushur një pjesë kyçe e detyrimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, të miratuara në Samitin e Sofjes dy vjet më parë, duke theksuar se e gjithë kjo është arritur falë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si nikoqir i Samitit të procesit të Berlinit, Komisionit Evropian dhe komunikimit intensiv të ekspertëve dhe administratave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vullneti ynë i ndërsjellë politik dhe përkushtimi për bashkëpunim rajonal është rezultat i interesave të pranuara reciprokisht që na inkurajojnë më tej të punojmë në zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe rritjen e atraktivitetit të rajonit për investitorët e huaj”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në seancë.

Kryeministri Kovaçevski, shtojnë nga atje, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, kanë punë serioze përpara, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të realizohen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive dhe rajonin në tërësi, gjë që do të çojë në rritje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori