Mariçiq nga Salzburgu: BE i nevojitet plan i qartë dhe strategji për zgjerim
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ka marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të Samitit evropian në Salzburg në temën “A do t’u mbijetojë Evropa krizave?” ku tha se vetëm e bashkuar, e vendosur dhe me një plan dhe strategji të qartë BE-ja do të arrijë të tejkalojë sfidat me të cilat po përballet për momentin.
“Realiteti i ri që po përjetojmë ne dhe BE, kërkon hapa dhe vendime konkrete që do të na bëjnë unikë dhe do të na çojnë përpara. Vetëm me vendime të drejta dhe një plan të qartë strategjik për zgjerim, Bashkimi Evropian do t’i tejkalojë sfidat momentale”, tha Mariçiqi.
Në panel, siç njoftoi SÇE, është hapur debati për kredibilitetin e BE-së dhe ndikimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në vitet e fundit, si pasojë e pasivitetit të politikës së zgjerimit ku Mariçiqi u përgjigj se besimi i qytetarëve në Union është më i rëndësishmi dhe duhet të punohet për kthimin e tij, duke potencuar madje se anketat flasin për një rënie të mbështetjes për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se ka një mosbesim se do të bëhemi anëtare në çfarëdo momenti.
Në të njëjtën pyetje, Karoline Eshtadler, ministre federale për BE-në dhe Kushtetutë të Austrisë tha se zgjerimi nuk është çështje shpejtësie, por e kredibilitetit të BE-së dhe se për një kohë të gjatë është mbajtur mënjanë politika e zgjerimit, duke theksuar se Austria mbetet mbështetëse e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehamer, tha se është për t’u respektuar dhe përshëndetur hapi i ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut dhe që ka filluar negociatat me Unionin.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në panel ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit në NATO e cila konfirmohet në këto ditë të luftës në tokën e Evropës dhe kur vende si Finlanda dhe Suedia presin të bëhen pjesë e aleancës më të madhe ushtarake.
Ai tha se opsioni i vetëm për vendin tonë është Unioni i cili është ende projekti më i mirë paqësor, politik dhe ekonomik për të gjithë kontinentin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë