Strategjia e huazimeve nga Arsenali po shpërblehet në mënyrë perfekte: Rasti i fundit është talenti Balogun
Forma e shkëlqyer e Folarin Balogun vazhdoi edhe të dielën, pasi i huazuari i Arsenalit gjeti sërish rrjetën.
21-vjeçari është talenti i fundit që ka dalë nga akademia “Hale End” dhe i riu i radhës që bën emrin e tij larg “Emirates”. Sezonin e kaluar ishte radha e William Saliba që të shpërthente në huazim, duke fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të ri të sezonit në Ligue 1 gjatë kohës së tij te Marseille.
Francezi që atëherë është rikthyer në Londër dhe është vendosur shpejt si një lojtar kyç në një ekip të Arsenalit që e gjen veten në krye të tabelës në Ligën Premier.
Balogun, i cili nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë me Topçinjtë vitin e kaluar, u dërgua në huazim te Reims, me trajnerin Mikel Arteta që shpresonte ta shihte sulmuesin e ri të gatshëm të launte në elitën e futbollit anglez. “Para se të largohesha (në huazim), Mikel tha se donte që unë të zhvillohesha edhe më shumë si lojtar. Ishte si një përgjigje e hapur dhe për mua të interpretoja atë që ai do të thoshte me zhvillimin si lojtar i pjekur”, ka deklaruar talenti i Arsenalit.
“Por, duke u larguar jashtë vendit, unë kam filluar të mësoj se çfarë donte të thoshte. Kjo nuk do të thotë vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës. Unë mendoj se deri në kohën që të kthehem do të jem në një vend më të mirë për të konkurruar sesa isha para se të largohesha”.
Dhe ky plan po funksionon në përsosmëri me Balogun që shfaqet si një nga talentët e rinj më emocionues në futbollin evropian. Në vetëm 12 ndeshje në Ligue 1, ai ka shtatë gola, të fundit që e shënoi në fitoren ndaj Auxerre.
Sulmuesi i ri shënon gol mesatarisht në 124 minuta, një rekord që është më i mirë se ai i superyllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messit. Argjentinasi po shijon një sezon dukshëm më të mirë në “Parc des Princes”, pasi ka pasur vështirësi pas lëvizjes së tij të suksesshme nga Barcelona në verën e vitit 2021.
Mirëpo, rekordi i tij prej gjashtë golave mesatarisht në çdo 161 minuta është më pak se sensacioni i Arsenalit. Tifozët e Messit do të shfaqin nëntë asistimet e tij marramendëse dhe kontributin e tij të gjithanshëm, por fakti që Balogun është edhe në listën e krahasimeve – është mjaft mbresëlënës.
Forma e tij ka ngjallur natyrshëm emocione se ai mund të jetë një kontribues i rregullt në skuadrën e të rinjve të Artetas sezonin e ardhshëm dhe vetë Balogun e ka pranuar se këtu e sheh të ardhmen e tij.
“Arsenali është familja ime. Për mua, klubi përfaqëson vëllazërinë dhe bashkimin. Atje mësova të shtyj gjithmonë drejt limiteve të mija”, deklaroi ai për L’Equipe.
“Nga stërvitja më kujtohet dëshira e përhershme për të përparuar në nivel teknik. Për shembull, ne duhej të kontrollonim topin për 45 minuta pa e lënë atë të prekte tokën. E kam praktikuar edhe këtë mëngjes në stërvitje”.
“Thierry Henry, legjenda, që nganjëherë na stërviste, na mësoi se cilësia teknike ishte baza për gjithçka. Sa më shumë (cilësi) të kemi, aq më shumë kohë kemi për të vendosur se çfarë të bëjmë me topin dhe të shohim gjërat para të tjerëve”, vazhdoi ai.
Dhe Henry është një tjetër që po vëzhgon nga afër rritjen e tij. Golashënuesi rekord i Arsenalit lavdëroi Balogun për daljen nga zona e tij e rehatisë dhe beson se kjo ka ndihmuar në shtimin e cilësive të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë