LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja e gatshme të ofrojë trajnime për ushtrinë maqedonase

FSK-ja e gatshme të ofrojë trajnime për ushtrinë maqedonase

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia Veriore, Slavjanka Petrovska, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka theksuar se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej përvojën e reformimit të brendshëm gjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, ku edhe Kosova synon të jetë anëtare.

“Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, ka shkruar Mehaj.