LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të kërkojë ndihmë direkte nga KE për industrinë, nesër do të dërgohet letër

Maqedonia do të kërkojë ndihmë direkte nga KE për industrinë, nesër do të dërgohet letër

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se Maqedonia nesër do t’i paraqesë kërkesat lidhur me mbështetjen që duhet të japë Komisioni Evropian.

“Kërkesat tona do të jenë për ndihmë direkte për industrinë dhe ndihmë direkte me bashkëfinancim të KE-së, së bashku me buxhetin e shtetit, për mbështetjen e konsumatorëve të vegjël. Ne do të zgjerojmë listën e kategorive të rrezikuara nga 1 janari me mbështetjen e BE-së. Do të kërkojmë bashkëfinancim të projekteve dhe subvencioneve ose për të gjitha familjet apo kompanitë e vogla që do të bëjnë investime në hapësirat e tyre”, tha Bekteshi në emisionin “24 Otvoreno”.

Ai nuk deshi të tregojë se për sa para bëhet fjalë.


“Nesër do të dërgojmë një letër në KE. Në momentin që marrim një përgjigje, do të njoftojmë. Me shumë mundësi do të jetë javën e ardhshme, sepse presidentja Ursula Von der Leyen po viziton vendin dhe mund të njoftojë se çfarë do të pasojë si ndihmë nga KE. Pres që Brukseli t’i japë më shumë mbështetje vendit tonë, sepse ne kemi bërë lëshime më të mëdha”, shtoi Bekteshi./Telegrafi/