LAJMI I FUNDIT:

Pro-rusët konfirmojnë se forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në rajonin e Kherson

Pro-rusët konfirmojnë se forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në rajonin e Kherson

Sipas një zyrtari të lartë në administratën e rajonit jugor, e cila mbështetet nga Rusia, kundërofensiva e ukrainasve në Kherson është intensifikuar.

“Në të vërtetë, faza aktive e luftimeve, të cilën e prisnim, ka filluar”, tha Kirill Stremuosov, nënkryetari i Kherson gjatë së shtunës, duke folur për emisionin pro-Kremlind “Soloviev Live”.

Ai shtoi se ushtria ruse është e gatshme për të zmbrapsur të gjitha këto sulme dhe të qëndrojë deri në fund, për shkak se rajoni i Kherson është pjesë e Federatës Ruse, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


Sipas Stremousov, qëllimi i forcave ukrainase është që të fitoj terren në bregun e djathtë të lumit Dnipro. Ai i nxiti banorët e zonës që të “shfrytëzojnë momentin, të telefonojnë në linjën telefonike, t’i marrin fëmijët e tyre, dhe t’i çojnë ata me pushime”.

Gjatë së enjtes, Vladimit Saldo, kryetari i rajonit të Kherson i cili u emërua nga rusët, kërkoi nga lidershipi rus që t’i ndihmojnë në evakuimin e banorëve lokal në drejtim të rajoneve tjera në mënyrë që t’i mbrojë ata nga sulmet me raketa.

Kujtojmë se forcat ukrainase kanë bërë progres të qëndrueshëm në këtë rajon që nga fillimi i ofensivës në fund të muajit të kaluar.

Javën e fundit, ushtria ukrainase tha se “që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë” kishte rimarrë nën kontroll 2,400 kilometra katror të territor në rajonin e Kherson, deklaroi me 7 tetor një zyrtar i lartë ukrainas.

Moska njoftoi evakuime të zonave të okupuara. Me rajonin rus të Rostov që do t’i presë banorët e Kherson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori