LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Raporti i KE-së na motivon të vazhdojmë me ritmin e njëjtë edhe vitin e ardhshëm

Osmani: Raporti i KE-së na motivon të vazhdojmë me ritmin e njëjtë edhe vitin e ardhshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në Facebook e theksoi avancimin e vendit lidhur me politikën e jashtme, që është konfirmuar me notën më të lartë në raportin e Komisionit Evropian.

“Nota më e lartë – shumë mirë – në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e arritur në politikën e jashtme, fillim i negociatave me BE-në si një moment historik i cili shënon fazë të re në procesin e anëtarësimit të vendit,
harmonizim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, partner i dëshmuar kredibil dhe i orientuar në mënyrë strategjike ndaj parimeve dhe vlerave themelore të BE-së, kontribut i rëndësishëm në marrëdhëniet dhe iniciativat rajonale”, potencoi ministri në Facebook.

Ai gjithashtu theksoi se ky rezultat e “vlerëson punën e tyre, që është një motiv për të vazhduar me të njëjtin ritëm edhe vitin e ardhshëm për Kryesimin e OSBE-së, Kryesimin me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, si dhe Kryesimin me SHBA – Karta e Adriatikut – A5”.