Pse fëmijët kanë frikë dhe mendime të errëta? Gjithçka buron nga shtatzënia
Ekspertët theksojnë që çdo gjë që gruaja ndien dhe përjeton gjatë kohës së shtatzënisë, bebja e saj i merr si informacion
Kjo do të thotë se nëse nëna e ardhshme ka përjetuar përvojë të keqe, ka qenë emocionalisht apo fizikisht e keqtrajtuar, posaçërisht në tremujorin e parë, po aq te i porsalinduri mund të zhvillohet ndjenja depresionit, frikës, braktisjes, që më vonë gjatë jetës mund të shndërrohen në bindje negative.
Periudha prenatale mund të jetë e shënuar me situata dhe ngjarje të ndryshme, të cilat për shtatzënën, pastaj edhe për fetusin, mund të jenë traumatike. Kjo mund të jetë një paletë e gjerë ngjarjesh, të cilat janë zhvilluar derisa kemi qenë në barkun e nënës, transmeton Telegrafi.
Për disa njerëz, para së gjithash, kjo është ndjenjë që diçka u ka ndodhur derisa kanë qenë në barkun e nënës, ndërsa shumica e prindërve apo e familjes së ngushtë kanë dëgjuar çfarë i ka ndodhur nënës së tyre gjatë shtatzënisë dhe çfarë ka qenë lindja, gjë që edhe më shumë nxit ndjenjat e parandërgjegjshme të dalin në sipërfaqe të ndërgjegjes.
Lufto ose ik
Meqenëse ka të bëjë me periudhën e parandërgjegjshme të jetës, informacionet të cilat i merr fetusi nga nëna në formë të ndjenjave të saj, humori dhe bindjet, mbeten të ushqyera në fushën ose matricën e tij energjetike. Për shembull, në qoftë se shtatzëna ndien frikë të madhe, bebja do të lindë me ankth tashmë të shprehur i cili mund ta ndjekë gjatë gjithë jetës. Gjatë rritjes fëmija i tillë shpesh do të jetë i prirë të reagojë “lufto ose ik”, do të ndihet i pasigurt në rrethin e vet dhe vazhdimisht do të jetë i kujdesshëm në mos e pengojnë rreziqet të cilat rrezikojnë nga bota e jashtme. Në moshën e rritur fëmija i këtillë mund të ketë prirje të sjelljes së dhunshme. Po e njëjta gjë ndodh edhe me të gjitha emocionet e tjera të cilat shtatzëna i ka përjetuar, si edhe me bindjet e saj.
Në praktikën terapeutike gratë në mënyrë dominuese shprehin bindjet e mëposhtme: “Gjatë gjithë jetës ndihem e padëshiruar”, “Kam ndjenjën se nuk i përkas askujt”, “Ndihem e pavlerë”, “Unë nuk jam mjaftueshëm e mirë”, “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar”… Të gjitha këto besime janë formuar kryesisht në periudhën para lindjes, dhe disa prej tyre edhe para moshës gjashtë vjeçare, kur formohet një sistem besimesh përmes së cilës ne vëzhgojmë dhe përjetojmë botën si të rritur. Këto besime janë kryesisht rezultat i situatës së caktuar që po kalonte fetusi bashkë me nënën.
Rrënja e depresionit
Në moshën madhore, kjo mund të shfaqet në formën e problemeve të ndryshme emocionale, psikologjike apo edhe fizike në aspektin e ankthit, depresionit, sulmeve të panikut apo çrregullimit obsesiv-kompulsiv. Kështu mund të zhvillohen sëmundje të ndryshme autoimune dhe sëmundje të lëkurës. E gjitha kjo ndikon në mënyrën se si ai person e percepton veten, pra nëse ka një imazh të mirë apo të keq për veten.
Riprogramimi i matricës
Gjatë trajtimit, klientët zakonisht thonë se janë ndjerë të padëshiruar gjatë gjithë jetës së tyre, më pas përshkruajnë se ku është ajo ndjenjë dhe çfarë forme ndjenje ka në stomak. Më pas, duke përdorur metodën EFTMR, kthehemi në momentin kur ato patën për herë të parë atë ndjenjë në stomak. Pastaj njerëzit zakonisht kanë një imazh ose një kujtim dhe përmes vizualizimit ne hyjmë në të. Është interesante që në atë moment ai person bëhet ‘terapist’ dhe e ndihmon veten të heqë qafe të gjitha ndjenjat e këqija, ndërsa terapisti shërben si një mbështetje që drejton të gjithë procesin. Kjo është pjesa e parë e trajtimit në të cilën çlirohet hologrami energjetik i ndërgjegjes nga emocionet dhe informacionet negative.
Kur bëhet fjalë për traumat, falja është çelësi i shërimit, sepse është gjithmonë e nevojshme të falim dikë, veten ose atë që na ka gabuar. Ky është momenti kur ndodh çlirimi dhe shërimi më i madh.
Pjesa e dytë e protokollit konsiston në “instalimin” e besimeve dhe emocioneve të reja, si dhe një imazh të ri. Pastaj bëhet fjalë për lidhjen e neuroneve të reja, ne fusim informacione të reja në të gjithë trupin dhe nga zemra dërgojmë një imazhi të ri në hapësirën rreth nesh, në matricë. Përndryshe, i gjithë riprogramimi i matricës bazohet në idenë se ne të gjithë jemi të lidhur me një fushë unike energjetike, domethënë një matricë që përmban të gjitha përvojat tona.
Sindromi i fëmijës së padëshiruar
Fëmija i padëshiruar përgjithësisht ndjen trishtim, shpeshherë edhe dëshpërim, kështu që në moshën e rritur ka mendime të errëta, madje edhe vetëvrasëse, si dhe frikën e përjetshme të braktisjes. Kjo do t’i shkaktojë probleme të mëdha në marrëdhëniet me partnerin, sepse do të përsërisë të njëjtat modele. Gjithmonë kërkojmë ‘dhëmbët që na kafshuan’ dhe përsërisim dinamikën që kishim me prindërit, në mënyrë të pandërgjegjshme duam zgjidhje dhe shërim, kështu që terapistët nëse nuk kanë arritur t’i zgjidhin të gjitha këto me prindërit tanë, këtë e bëjnë përmes marrëdhënieve me partnerit.
Formimi i besimeve
Besimet tona, si filtra përmes të cilëve ne vëzhgojmë botën, më së shpeshti lindin kur përjetojmë ndonjë traumë ose situatë stresuese. Në atë moment, secili prej nesh nxjerr në mënyrë të pandërgjegjshme një përfundim. Për shembull, një fëmijë i shikon prindërit e tij duke u grindur dhe në mënyrë të pandërgjegjshme arrin në përfundimin se nuk është e sigurt të jesh në një martesë ose lidhje.
Nëse kjo situatë përsëritet disa herë, ai do të krijojë një besim të tillë në moshën madhore – ose se nuk hyn në marrëdhënie partneri ose se ia mbath sepse është i bindur se kjo situatë nuk është e sigurt për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë