Një shenjë që paralajmëron që urgjentisht duhet të ndërprisni dietën
Bisedoni me terapistin e ushqimit dhe mësoni se çka po e dëmton trupin tuaj në mënyrë të padukshme
Dieta mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe përkeqësim të përgjithshëm të shëndetit, thekson dietologia Amy Goodson.
Ajo i ka theksuar dy shenja kryesore të cilat tregojnë që duhet të ndërprisni të humbni peshë.
Sinjali kryesor i cili sugjeron që është koha të hiqni dorë nga dieta dhe të kaloni në ushqim më të balancuar, por i cili përmban edhe disa artikuj kalorikë, është rritja e nivelit të kolesterinës, ka thënë Goodson, transmeton Telegrafi.
Ky problem mund të shfaqet për shkak të konsumimit të vazhdueshëm të artikujve me përmbajtje të ulët të karbohidrateve, me përmbajtje të lartë të yndyrave dhe proteinave.
Sipas saj, shumica e regjimeve strikte dietale bazohet pothuajse në eliminimin e plotë të karbohidrateve, që do të thotë që ulet konsumimi i perimeve, frutave dhe drithërave integrale.
Për këtë shkak trupit i mungojnë fibrat, të cilat marrin pjesë në rregullimin e nivelit të kolesterinës.
Si një tjetër shenjë alarmante, që tregon se duhet të ndaloni së dobësoheni, nutricionistja përmendi ndjenjën e vazhdueshme të urisë.
Goodson shpjegoi se zvogëlimi i ashpër i kalorive për një periudhë të gjatë kohore jo vetëm që ka një efekt të keq në shëndet, por gjithashtu e bën një person të ndihet i pakënaqur, i dëshpëruar, i rraskapitur… Për të shmangur këtë, duhet të kaloni në një mënyrë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar të ushqyerit.
Është vënë re gjithashtu se dietat kufizuese dhe humbja drastike e peshës ndikojnë në shfaqjen e lodhjes së pashpjegueshme edhe pas një gjumi të qetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë