Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër profesionistët shëndetësorë, të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ky vendim është fillimi i një epoke të re për shëndetësinë e vendit. Ai u shpreh se ky vendim thjeshtëzon procedurat për angazhimin e mjekëve nga mërgata dhe mjekët e huaj.
“Sot shënohet fillimi i një epoke të re me angazhimin e profesionistëve shëndetësorë në Republikën e Kosovës nga mërgata, nga ata të cilët përfunduan shkollimin në vendin tonë, si dhe profesionistët e huaj nga Evropa, SHBA-ja dhe më gjerë. Ky udhëzim administrativ lehtëson jashtëzakonisht shumë procedurat të cilat në të kaluarën kanë qenë barrierë e madhe burokratike dhe thjesht i kanë larguar profesionistët tanë që të vazhdojnë të kërkojnë licencë këtu”.
“Gjithashtu, është thjeshtësuar procedura për ata që vijnë për qëllime humanitare në institucionet shëndetësore publike, sikurse edhe ekspertët që vijnë për trajnim dhe edukim të profesionistëve tanë në cilido prej institucioneve, këto trajnime do të jenë të strukturuara, të planifikuara në bazë të kërkesave klinike”, tha ai.
Latifi në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se kohëzgjatja e licencës së këtyre profesionistëve shëndetësorë do të jetë 5 vjeçare.
“Për herë të parë në Republikën e Kosovës bashkatdhetarët tanë që angazhohen në institucionet shëndetësore në Kosovë kohëzgjatja e licencës së tyre do të jetë 5 vjeçare, dhe po ashtu hiqet çdo taksë administrative për aplikimin lidhur me barasvlerësimin e specializimeve dhe subspecializimeve si dhe për licencimin e tyre në mënyrë që të ushtrojnë profesionin e tyre këtu tek ne”, theksoi Latifi.
Ai foli edhe për mënyrën e pagesës së këtyre mjekëve që do të mund të angazhohen në sistemin publik shëndetësor në Kosovë.
“Nëse kthehen në Kosovë do të jenë sikurse të gjithë të tjerët sikurse unë, sikurse çdo mjek tjetër, pagat do të ndërrohen por neve na duhet të bisedojmë për një pako ndryshe, pako stimulimi se nëse vjen dikush që është ekspert i madh e vjen me qenë shef i një institucioni atëherë ne duhet të bisedojmë në një formë tjetër, tash për tash është me rëndësi të vijnë, ose si pjesë e stafit tonë, ose disa prej tyre që duan të vijnë në mënyrë vullnetare këtë nuk e kemi pas të mundur deri më tani”, u shpreh Latifi.
Në këtë konferencë për medie i pari i shëndetësisë kosovare u shpreh se janë të interesuar ta kthejnë ‘trurin’ në Kosovë, e veçanërisht në sektorin publik.
“Ne jemi të interesuar që truri ynë të kthehet në Kosovë. Natyrisht unë jam i interesuar që të gjithë me u kthyer në sistemin publik, por nëse dikush do me u kthyer në sistemin privat, është mirë, sepse ata edhe në sistemin privat kujdesen për qytetarët e Kosovës”, tha Latifi.
Sa i takon buxhetit për revidimin e listës esenciale të barnave dhe materialit shpenzues, Latifi tha se do të ketë rritje sipas kërkesave të Komitetit që do ta bëjë këtë përpilim.
“Buxheti për listën esenciale do të rritet sipas kërkesave të këtij komisioni e grupit punues, edhe tash është rritur shumë më shumë se sa ka qenë përpara. Nuk i kam numrat me vete këtu, absolutisht që ka me u rrit sepse nuk mundet me qenë një buxhet që ka qenë para 13-14 vjetëve. Asnjëherë në historinë tonë të Kosovës qeveria nuk ka dhënë më shumë mjete për revistën e barnave esenciale”, tha ai.
Rikujtojmë që sektori publik shëndetësor në vend po përballet me ikje të mjekëve dhe infermierëve./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë