Në ditën e dytë të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, i cili është mbajtur në Prishtinë, kanë mbajtur fjalën e tyre hyrëse ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, zëvendëspresidenti për Politika dhe Partneritet në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Mark Bowman ku kanë folur për lidhjet që promovojnë diplomacinë digjitale me Ballkanin Perëndimor (WB6) dhe Bashkimin Evropian si dhe prioritetet digjitale në kuadër të Strategjisë së Bankës 2021-2023.
Po ashtu në ditën e dytë, në sesionin me temën “Si të sjellim infrastrukturën më të avancuar në Ballkanin Perëndimor”?, folës ishin Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë të Kosovës, Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në Republikën e Shqipërisë, Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të Bankës Botërore, përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Gjatë dy ditëve të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, morën pjesë rreth 1300 pjesëmarrës, janë mbajtur 11 panele me më shumë se 60 folës, ekspertë të ndryshëm nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK), biznese të ndryshme, përfaqësues të qeverive, përfaqësues nga Komisioni Evropian, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Bashkimi Evropian, përfaqësues nga Banka Botërore dhe më gjerë.
Në panelet e mbajtura ndër të tjera është diskutuar rreth prioriteteve që shtetet e rajonit kanë në fushën e digjitalizimit, duke sjell në Ballkanin Perëndimor infrastrukturën më të avancuar digjitale, duke nxitur zhvillimin dhe inovacionin, shtrirjen e rrjetit 5G dhe në veçanti nxitjen e zhvillimit të ekonomisë digjitale, e cila shihet si një mundësi e mirë për rritjen e vendeve të punës, në kryerjen e shërbimeve të ndryshme dhe rritjen e tregtisë përmes formave digjitale.
Në ditën e parë të Samitit “Digjital Prishtina 2022” janë mbajtur 4 gara regjionale në kodim, lojëra kompjuterike dhe robotikë nga shkollat digjitale të Kosovës si Ipko Foundation, shkolla digjitale, jCoders dhe Bonevet me pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor.
Sesioni hapës i ditës së dytë të këtij samiti, B2B ka regjistruar gjithsej 291 pjesëmarrës, përfaqësues të bizneseve nga Ballkani Perëndimor, Evropa, Turqia, Bullgaria duke realizuar në total 821 takime biznes me biznes për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre në projekte, produkte dhe iniciativa të përbashkëta.
Si rezultat i këtyre takimeve janë arritur 17 marrëveshje të bashkëpunimit me bizneset vendëse, 7 të tjera janë në fazën e negocimit dhe të tjerët janë dakorduar për të zhvilluar kontakte në të ardhmen.
Bizneset pjesëmarrëse në B2B vijnë nga sektori i TIK-ut, kryesisht të fokusuar në zhvillim të softuerëve, zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme, marketingu digjital dhe kompani të cilat ofrojnë shërbime mbështetëse për klientë ndërkombëtarë.
Sesioni i B2B është bashkë-organizuar nga Prishtina REA.
Dita e dytë ka shënuar përfundimin e punimeve të edicionit të pestë të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, i cili është mbajtur në Prishtinë më 21 dhe 22 shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj