LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pak të informuar për procesin e skriningut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pak të informuar për procesin e skriningut

Të enjten edhe zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi skriningut, apo i harmonizimit të ligjeve harmonizimi i ligjeve te Maqedonisë së Veriut me ato të Bashkimit Evropian.

Ekipin e Maqedonisë së Veriut e kryeson ministri për Çështje të Integrimeve, Bojan Mariçi. Në profilin e tij në Facebook ka theksuar se me fillimin e skriningut, Maqedonia e Veriut “hyn në thelbin e procesit të reformave”.

Por, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çka paraqet ky proces.


“Pse duhet të bëjnë skrining kur e dinë se çka jemi dhe kush jemi? Pse duhet ta bëjnë këtë”, thotë Vlladimir Anev, pensionist.

Drita, e cila punon si shitëse, thotë se autoritetet duhet t’ua sqarojnë qytetarëve se çka paraqet procesi i skriningut dhe cilat janë përfitimet nga ky proces.

“Jo nuk e di çka është me saktësi skriningu. E kam dëgjuar këtë në media, por askush nga autoritetet nuk na e ka sqaruar në detaje këtë proces”, thotë Drita.

Kurse, Stojan Koçevski thotë se ka njohur rreth këtij procesi.

“Unë e di mirë se çka parqet skriningu – mbikëqyrje e situatës në aspektin ekonomik, politik dhe shumë çështje të tjera”, thotë ai.

Qytetarët duhet ta kenë të qartë se çka ndodh në Bruksel pasi ajo që ndodh atje do të reflektohet në jetën e tyre, konsideron Andreja Stojanovski nga sektori civil, Forumi i Prespës, qendër kjo e cila me vite ndjek procesin e euro integrimeve.

“Nëse kjo nuk na intereson si qytetarë dhe sa më pak të mbetemi të informuar, kuptohet nëse kemi informacione të mangëta mund të na fusin në rrjetin e informacioneve të rrejshme, informacioneve të pjesshme, dhe në këtë mënyrë ta orientojnë në një drejtim tjetër gatishmërinë tonë pro-evropiane”, thotë Stojanovski për Radion Evropa e Lirë.

Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu- Halil, e cila është zëvendëskryenegociatore për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, thotë për Radion Evropa e Lirë se skriningu gjatë periudhës shtator 2022-nëntor 2023, zhvillohet në dy nënfaza paralele: azhurnimi i skriningut shpjegues dhe skriningu bilateral.

“Gjatë azhurnimit të skriningut shpjegues – Komisioni Evropian do të japë udhëzime më të detajuara për mënyrën se si do të ndiqen reformat në fushat, të cilat për herë të parë zyrtarisht janë të kyçura në procesin e bisedimeve, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike”.

“Përderisa gjatë skriningut bilateral, vendi do të prezantojë nivelin e harmonizimit me të drejtën e BE-së, përkushtimin institucional për implementimin e ligjeve të harmonizuara, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, të teknologjisë informative dhe financiare për implementim të standardeve evropiane”.

“Në këtë fazë do të duhet t’ i identifikojmë fushat apo çështjet eventuale për të cilat do të kërkohej periudhë tranzicioni”, thekson Drita Abdiu- Halili.

Pas 17 vjetësh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me Bashkimin Evropian me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Kësaj i ka paraprirë miratimi i të ashtuquajturit “propozim francez” për zgjidhjen e disa mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes rreth gjuhës dhe historisë.

Në bazë të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori