LAJMI I FUNDIT:

Mickoski për refuzimin e referendumit: Po ikin nga populli, por nuk ikin nga përgjegjësia

Mickoski për refuzimin e referendumit: Po ikin nga populli, por nuk ikin nga përgjegjësia

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për të përjavshmes “Fokus”, ka komentuar vendimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për refuzimin e iniciativës për mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.

“Talat Xhaferi ka pasur shumë role në të kaluarën, ndërsa tani ilegalisht e ka shtuar rolin e gjyqtarit kushtetues. Interpretimi i Kushtetutës është përgjegjësi vetëm e Gjykatës Kushtetuese. Ata bëjnë gjimnastikë ligjore për të shmangur njerëzit”, thotë Mickoski.

Sipas tij, kjo tregon se qeveria është e vetëdijshme se do të kishte dalje në referendum, sepse populli është kundër marrëveshjes që, siç shton ai, është burimi i asimilimit që po e realizojnë LSDM dhe Dimitar Kovaçevski.


“OBRM-PDUKM ka një pyetje referendumi që nuk e ndryshon përmbajtjen e marrëveshjes, por konteston ligjin që e shpall të vlefshme. Ata po ikin nga referendumi, por nuk do të ikin nga disfata e radhës zgjedhore, pas së cilës pason përgjegjësia para ligjeve dhe Kushtetutës”, thekson Mickoski.

Ai thekson se ky hap i qeverisë do të acarojë marrëdhëniet, por, siç thekson, largimi nga Kuvendi nuk do të jetë mënyra se si do të përgjigjet opozita.

“Është e vetmja mënyrë që qeveria të zbatojë gjithçka që e sheh të arsyeshme. Ata do të donin karrige bosh dhe do të shpenzojnë gjithçka që duan. Ne synojmë që brenda Kuvendit, ashtu siç është, të luftojmë për të parandaluar politikat e dëmshme të pushtetit”, thotë Mickoski./Telegrafi/

Kryeparlamentari Xhaferi hedh poshtë nismën e Mickoskit për referendum
Lexo po ashtu Kryeparlamentari Xhaferi hedh poshtë nismën e Mickoskit për referendum