LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu: Koha kur zyrtarët publik nuk i kryejnë detyrat e tyre, duhet të përfundojë

Ministrja Haxhiu: Koha kur zyrtarët publik nuk i kryejnë detyrat e tyre, duhet të përfundojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, një rast tejet i ndejshëm nuk është adresuar me kohë dhe ne, mirëpresim një hetim të thellë.

“Rasti ishte raportuar në fund të qershorit, dhe është dashur të presim dy muaj që fajtorët të arrestohen. Prokurori nuk ka vepruar dhe, është i njëjti prokuror i rastit që, nuk kishte marrë masa edhe në një rast në Fushë Kosovë, ku një e mitur ka humbur jetën. Institucionet nuk arritën ta mbrojnë një fëmijë dhe Ministrja Haxhiu: Koha kur zyrtarët publik nuk i kryejnë detyrat e tyre, duhet të përfundojë. Mes viteve 2016 – 2022, gjykatat tona kanë arritur t’i realizojnë vetëm 10% të rasteve të veprës penale të dhunimit seksual”, tha Haxhiu për ATV.

Duke folur për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, Ministrja Haxhiu tha se ne duam që ta shtyjmë përpara reformën në drejtësi, vetingun dhe ka një vullnet edhe të opozitës.


“E kemi dorëzuar në Kuvend koncept – dokumentin. Kemi marrë edhe opinionet e Komisionit të Venecias. Qytetarët e kanë humbur besimin te sistemi”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.