LAJMI I FUNDIT:

Tha se sulmin ndaj Muratit e bënë nga inati – Molliqaj i reagon Kurtit: Kryeministër lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve

Tha se sulmin ndaj Muratit e bënë nga inati – Molliqaj i reagon Kurtit: Kryeministër lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se sulmin me miell ndaj ministrit Hekuran Murati, avtivistët e PSD-së e kanë kryer nga inati.

Molliqaj ka shkruar se Kurti nuk e ka hallin te inati, por se PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik.

“Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve”, ka shkruar Molliqaj.


Kurti flet për sulmin me miell nga PSD-ja kundër Muratit: E bënë për inati
Lexo po ashtu Kurti flet për sulmin me miell nga PSD-ja kundër Muratit: E bënë për inati

Postimi i plotë:

Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion.

Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve.

Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.

Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve! /Telegrafi/