LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: BE e ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën

Pendarovski: BE e ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë absolutisht vende të harruara, absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe çfarë lloj entuziazmi ju dëshironi në atë popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian,” pyeti Pendarovski

Duke folur për rrugën e deritanishme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se nuk është i kënaqur duke pasur parasysh se negociatat për anëtarësim po fillojnë pas 17 vitesh pritje me status të kandidatit.


“Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ai në një intervistë për Anadolu Agency.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori