Tranzicioni demografik me norma të larta të emigracionit dhe plakjen e shpejtë të popullsisë do të përkeqësojë në vijim raportin kontribuues/përfitues në sistemin publik të sigurimeve shoqërore.
Në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e skemës së pensioneve, Banka Botërore analizon se Shqipëria nuk ka shumë hapësira përveçse të rrisë produktivitetin e punës.
Në Shqipëri shpenzimet në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) për sistemin publik të pensioneve janë ende të ulëta rreth 7% nga më shumë se 12 për qind në vendet e zhvilluara.
Shpenzimet totale buxhetore për skemën e pensioneve rritën gjatë periudhës 2012 – 2016, ato mbetën në nivelin 7.4 për qind të PBB-së deri në vitin 2019 dhe rreth 7.7 për qind më 2020. Këto rezultate e rendisin Shqipërinë të fundit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shpenzimet mesatare të 27 vendeve të BE.
Deficiti i skemës së pensioneve ( të ardhurat e munguara nga pagesa e sigurimeve që duhet të mbulohen nga buxheti) arrijnë në rreth 1.7 për qind të PBB-së. Shqipëria ka një nga raportet më të ulëta të mbështetjes në Evropë.
Kjo për shkak se Shqipëria ka një raport të ulët të mbulimit të kontribuuesve për përfitues, duke e renditur atë të fundit në Evropë edhe për këtë tregues.
Nëse raporti i kontribuues/përfitues vazhdon të përkeqësohet, qëndrueshmëria e sistemit dhe aftësisë për të paguar pensionet në afat të gjatë do të rrezikohet, vë në dukje Banka Botërore.
Duke pasur parasysh normat tashmë të larta të kontributeve, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë kërkesat për financime të skemës së pensioneve në të ardhmen.
Norma totale e kontributit të Shqipërisë prej 21.6 për qind është afër mesatares evropiane prej 21 për qind dhe më i lartë se, norma e vendeve në Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) mesatare prej 18 për qind. Duke pasur parasysh pagat shumë të ulëta të punonjësve shqiptarë, masa e kontributeve nuk mjafton për të paguar shumën totale që duhet për pagesën e pensioneve.
Banka Botërore vlerëson se, përveç rritjes së pagave, do të jetë e vështirë për punonjësit të mbulojnë nevojat e skemës së pensioneve. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë