LAJMI I FUNDIT:

Një 43-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj – policia nis hetimet

Një 43-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj – policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Ferizaj.

Policia njofton se viktima me inicialet B.S., është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij në rrugën “Zenel Hajdini”.

“Sot, rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Zenel Hajdini’, rrugica ‘Drenica’ në Ferizaj është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij një person pa shenja jete me inicialet B.S ( M/K) i moshës 43 vjeçar.


Vdekja është konfirmuar nga mjekët kujdestarë”, ka konfirmuar për Telegrafin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Mes tjerash ai ka bërë të ditur se policët hetues dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin. Po ashtu, janë intervistuar edhe familjarët e viktimës.

“Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Veseli, duke shtuar se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/