LAJMI I FUNDIT:

Partia italiane u premton secilit 18-vjeçar nga 10 mijë euro nëse fiton zgjedhjet

Partia italiane u premton secilit 18-vjeçar nga 10 mijë euro nëse fiton zgjedhjet

Partia Demokratike e Italisë (PD) do t’u ofrojë të rinjve një “dhuratë” prej 10 mijë eurove kur të mbushin 18 vjeç, sipas manifestit të partisë së qendrës së majtë të publikuar përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm.

PD-së i pret një detyrë e vështirë për të penguar të djathtën të fitojë zgjedhjet e 25 shtatorit.

Programi i partisë përmban premtime të mëdha, si paga shtesë për punëtorët dhe ndërtimi i 500 mijë shtëpive në kuadër të programit të strehimit social.


“Rinia janë motori i së ardhmes së Italisë”, shkroi të premten në Twitter kreu i partisë, Enrico Letta së bashku me një listë premtimesh për të tërhequr votuesit e rinj.

Letta tha se qëllimi i të ashtuquajturës prikë është të ndihmojë të rinjtë të financojnë arsimin e mëtejshëm, të paguajnë për strehim ose të fillojnë një biznes në një vend ku shumica e përfitimeve sociale lidhen me pensionet.

Partia propozoi gjithashtu një garanci hipotekore nga qeveria për blerësit për herë të parë të pronave, një kontribut prej dymijë eurove në qiranë e studentëve dhe uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç aktual.

Sipas sondazheve, PD fiton 23 për qind të votave dhe partia e djathtë e “Vëllezërve të Italisë” e Giorgio Melonit, e cila dominon koalicionin konservator me “Lidhjen” e Matteo Salvinit dhe partinë “Forza Italia” të ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi ka mbështetjen më të madhe.

Një sondazh javën e kaluar tregoi se e djathta është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë të madhe në të dy dhomat e parlamentit. /Telegrafi/