LAJMI I FUNDIT:

Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

Gjatë fillimit të takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk janë përshëndetur mes vete.

Ndërkaq, shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel i mbeti dora e zgjatur, kjo ngase presidenti i Serbisë, Vuçiq e injoroi përshëndetjen e tij.

Ndryshe, ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën udhëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.


Borrell-Kurti-Vuçiq, gjithçka nga takimet në Bruksel
Lexo po ashtu Borrell-Kurti-Vuçiq, gjithçka nga takimet në Bruksel

Pas takimit trepalësh, raportohet se Borrell do t’i takojë sërish ndaras liderët e dy vendeve. /Telegrafi/