Personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës në Maqedoninë e Veriut
Shoqatat që mbledhin rreth vetes personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës financiare nga shteti pasi edhe kjo kategori, sipas tyre, po ndjen pasojat e krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë shtet janë të regjistruar rreth 15 mijë persona me nevoja të veçanta, që marrin ndihmë financiare nga shteti në vlerë mes 6.000 dhe 11.000 denarësh (100 deri 180 euro).
Monika Tomçevska është nënë e një fëmije me autizëm. Ajo merr një ndihmë prej 6.200 denarësh nga shteti. Por, ajo thotë se është pothuajse e pamundur të kalojë muajin me këto të ardhura pasi gjatë tre muajve të verës është e detyruar të paguajë dhe një person për ta ndihmuar pasi institucionet e kujdesit nuk punojnë gjatë kësaj kohe.
“Ndihma nuk është e mjaftueshme për të gjitha trajtimet që duhet t’i ndjekë fëmija, gjegjësisht mbulon vetëm terapinë e të folurit dhe trajtimin rehabilitues edhe atë dy herë në javë. Çfarë të bëj me nevojat tjera? Shporta e konsumit për të është 250 euro dhe kur i shtoj edhe nevojat tjera nga jashtë, pasi që vetëm një pjesë të vogël këtu i kemi në listën pozitive, atëherë shpenzimet arrijnë mes 20 dhe 30 mijë denarë në muaj (500 euro)”, thotë Tomçevska.
Ertan Shakiri, një 28-vjeçar me nevoja të veçanta thotë se si ndihmë nga shteti merr 11.000 denarë, por këto para thotë se nuk i mjaftojnë as për ilaçe.
“Një person me aftësi të kufizuar vetëm për ilaçe shpenzon 11.000 denarë dhe ne vetëm me barna të mbijetojmë? Kërkojmë nga Qeveria, nga institucionet të jenë më të drejtë me këtë kategori. Me rritjen e çmimeve të ushqimeve, dhe të çdo pagese tjetër nuk mund të mbijetojnë një person me aftësi të kufizuar”, thotë Shakiri.
Ligjet në fuqi në Maqedoninë e Veriut mundësojnë punësimin e personave me nevoja të veçanta, por shumë pak prej tyre janë të punësuar, madje Erkan Shakiri thotë se punësimi është i barabartë me zero.
“Sa janë të punësuar personat me nevoja të veçanta nëpër institucione? Janë vetëm zero për qind. Zemrat të mos i bëjmë humane vetëm kur ndodh ndonjë sprovë nga ana e Zotit. Mund të bëhet gjithçka, kur mund të bëhen pallate të ndryshme me miliona euro, pse të mos bëhet diçka për personat me aftësi të veçanta për një jetë më të mirë”, thotë ai.
Shakiri drejton shoqatën “Sos Vita-Shkup” që ka rreth 240 persona. Ai thotë se institucionet jo vetëm që nuk u japin ndihma të mjaftueshme, por përballen edhe me probleme burokratike pasi edhe pse statusi i tyre dihet, ata detyrohet që çdo vit të paraqiten në qendrat e Entit Social për të ripërtërirë ¬dokumentacionin për marrjen e asistencës sociale.
“Ata e dinë se jam i palëvizshëm, diagnozën time e kanë. Çdo vit të paraqitemi atje është lodhje, është lodhje për çdo nënë, për çdo baba, për çdo familje që shkon për të ripërtërirë dokumentet”, thotë Shakiri.
Për vështirësitë e personave me nevoja të veçanta, flet edhe Suaret Alishan, drejtues i shoqatës “Ndryshojmë”.
Ai kërkon rritje të pagesës për këtë kategori dhe shtesës speciale të fëmijëve në nivelin e 35 për qind të rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut, si dhe uljen e kufirit të moshës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta nga 26 në 18 vjeç për përfitimin e së drejtës për mbrojtje sociale dhe shëndetësore.
Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut arrin në rreth 550 euro, kështu që personat me nevoja të veçanta kërkojnë që ndihma nga shteti të sillet në rreth 200 euro.
“Nga 1 shtatori do të fillojmë një fushatë digjitale përmes së cilës duam të tërheqim vëmendjen e gjithë botës, por nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, më pas do të radikalizojmë protesta, do të dalim në rrugë me çadra dhe do të flemë para Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Është e palejueshme që një shtet që pretendon të anëtarësohet në BE, të manipulojë 15 mijë persona me aftësi të kufizuara, të cilët duan kushte elementare për të mbijetuar”, thotë Alishani.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se sipas Programit të Punës së Qeverisë për vitin 2022, është paraparë rritje e së drejtës për ndihmë sociale me 15% për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.
“Është dorëzuar një ndryshim në Ligjin për mbrojtjen sociale, me të cilin parashihen kritere tjera për shfrytëzuesit e asistencës sociale, gjegjësisht të personave me aftësi të kufizuara, si dhe zvogëlimi i kufirit të moshës për të drejtën e kompensimit të përhershëm për prindërit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Në procedurë është edhe përgatitja e një regjistri për personat me nevoja të veçanta, për të cilin po punohet në Ministrinë e Shëndetësisë, futja e një sistemi unik të vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe reformimi i sistemit të punësimit për personat me nevoja të veçanta.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmërojnë edhe ndryshime tjera ligjore në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, përfshirjen në sistemin arsimor, parashkollor, por edhe hapjen e mundësive për punësim./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj tij
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë