LAJMI I FUNDIT:

Vetëm kur arriti në vendngjarje, zjarrfikësi amerikan kuptoi se zjarri kishte bërë ‘shkrumb e hi’ shtëpinë: Nuk mund të bëja asgjë për dhjetë familjarët

Vetëm kur arriti në vendngjarje, zjarrfikësi amerikan kuptoi se zjarri kishte bërë ‘shkrumb e hi’ shtëpinë: Nuk mund të bëja asgjë për dhjetë familjarët

Tre fëmijë dhe shtatë të rritur vdiqën shkaku i një zjarri që kaploi një shtëpi në shtetin amerikan të Pensilvanisë gjersa një zjarrfikës u tmerrua kur zbuloi se viktimat ishin familja e tij.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë.

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit. Zjarri mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.


Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpi dhe kishin ardhur për pushimet verore.

Harold Baker tha se djali i tij, Dale, kishte ndjekur hapat e tij duke iu bashkuar shërbimit zjarrfikës.

Policia thotë se trupat u gjetën nga ndërtesa e shkatërruar me ndihmën e qenve të policisë. Sipas një raporti të policisë, tre të rritur arritën të arratiseshin në siguri.

Zjarri shkrumbon një shtëpi në Pensilvani, dhjetë të vdekur - tre prej tyre janë fëmijë
Lexo po ashtu Zjarri shkrumbon një shtëpi në Pensilvani, dhjetë të vdekur - tre prej tyre janë fëmijë

Zoti Baker i tha gazetës Citizens’ Voice në qytetin e Wilkes-Barre se “Kur u kthyem në këtë kënd këtu në Dewey [Rruga], e kuptova menjëherë se për cilën shtëpi bëhej fjalë. Unë isha në veturën e parë dhe kur arritëm i gjithë vendi ishte plotësisht i përfshirë. Ne u përpoqëm të hynim brenda”.

Duke folur për WNEP-TV, ai tha se “Fëmijët që ishin atje dhe dy fëmijët e mi po vizitonin tezen dhe xhaxhain e tyre. Këta ishin ata që zotëronin shtëpinë”.

Kryqi i Kuq Amerikan i tha CNN se ata po përgjigjen dhe po ndihmonin ata që janë zhvendosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori