LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë

Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gjakovë

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë.

Ai është gjetur në një barakë, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën ‘Dedë Gjon Luli’ në Gjakovë një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Elezaj tutje ka bërë të ditur se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. /Telegrafi/