LAJMI I FUNDIT:

Popullsia gjermane drejt plakjes – kurrë më pak sesa tani ka të rinj 15-24 vjeç

Popullsia gjermane drejt plakjes – kurrë më pak sesa tani ka të rinj 15-24 vjeç

Të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç përbënin vetëm dhjetë për qind të popullsisë gjermane në fund të vitit të kaluar, më e ulëta në shtatë dekadat e fundit.

Që nga viti 1950, kur filloi regjistrimi, përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç ishte në vitin 1983, kur ata përbënin 16.7 për qind të popullsisë, shkruan deutschewelle.

Numri i të rinjve është në rënie të vazhdueshme që atëherë, me përjashtim të vitit 2015, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.


Sot ka dallime mjaft të mëdha mes provincave gjermane për sa i përket numrit të të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç.

Pjesa më e madhe e tyre është në Bremen, 11 për qind, dhe më e vogla në Brandenburg, tetë për qind.

Në shtetet e Gjermanisë Lindore Saksoni-Anhalt dhe Mecklenburg-Vorpommern, pjesa e tyre prej 8.3 për qind është dukshëm nën mesataren, ndërsa shtetet Baden-Wurttemberg, North Rhine-Westphalia dhe Saksonia e Ulët janë ende mbi mesataren me 10.6 për qind secili.

Një studim i publikuar së fundmi mbi preokupimet kryesore të të rinjve në Gjermani tregon se jeta e tyre është shënuar nga një krizë.

Të rinjtë e anketuar përmendën luftën në Ukrainë (68 për qind), ndryshimet klimatike (55 për qind), inflacionin (46 për qind) dhe ndarjet në shoqëri (40 për qind) si shqetësimet e tyre më të mëdha.

Studimi gjithashtu vuri në dukje ndikimin katastrofik të masave anti-pandemike në shëndetin e tyre mendor dhe tre gjërat që shqetësojnë më shumë të rinjtë gjermanë janë stresi (45 për qind), pagjumësia (35 për qind) dhe rraskapitja (32 për qind).

Rreth 27 për qind e të rinjve gjermanë flasin për depresionin, 13 për qind kanë një ndjenjë pafuqie, ndërsa 7 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë menduar për vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori