Galaxy S22 vs S22+ vs S22 Ultra: Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung
Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por ai na befasoi sërish me serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t. Por, cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat mes modeleve?
Ekrani dhe Dizajni – Tre madhësi, dy dizajne, një seri e jashtëzakonshëm
Samsung Galaxy S22 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Full HD+, ndërsa S22+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Full HD+. Ndërkohë, S22 Ultra ka një ekran 6.8 inç me rezolucion Quad HD+, duke e bërë atë më të madhin dhe më të mprehtin nga të tre pajisjet.
Të tre këta smartphone vijnë të pajisur me një ekran adaptiv Dynamic AMOLED 2x, i cili ofron një eksperiencë më të mirë gjatë lojërave dhe shikimit të filmave e jo vetëm. Plus, teknologjia Vision Booster rregulln në mënyrë inteligjente ndriçimin në ekran gjatë gjithë ditës, duke u siguruar që të keni pamjen më të mirë të mundshme edhe në rrezet e forta të diellit.
Të dy Galaxy S22 dhe S22+ shfaqin dizajnin ikonik të serisë S, aq të preferuar nga fansat Contour-Cut. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara dhe me një SPen të integruar.
Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.
E përsa i përket ngjyrave, ka një opsion për këdo. Galaxy S22/22+ gjenden në ngjyrë të zezë, të bardhë, jeshile dhe rozë e artë ndërsa Galaxy S22 Ultra në ngjyrë të zezë, të bardhë, jeshile dhe vishnje.
Bateria – Nga muzgu deri në agim me një karikim
Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S22 ka një bateri 3700mAh, S22+ ka një bateri 4500mAh, dhe S22 Ultra ka një kapacitet baterie 5000mAh. Galaxy S22 ofron karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t’ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.
Kamera – Kapni çdo detaj, ditën apo natën
Të dy, Galaxy S22 dhe S22+, janë ndërtuar me sensorin e madh të kameras Wide-Angle 50 MP që ndizet gjatë natës, shoqëruar me një kamera Ultra-Wide 12MP, kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamera për selfie 10MP. Ndërsa, kamera me rezolucion të lartë 108MP e Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me sensorin më të madh të Samsung 2,4μm piksel, i cili bën të mundur që lentet të kapin më shumë dritë. Kjo shoqërohet nga një kamera Ultra Wide 12MP, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 10x dhe kamera për selfie 40MP.
Parametrat e shkëlqyer të kamerave shoqërohen dhe me një sër veçorish, si: Auto Framing, Portrait Mode, Space Zoom, Expert Raw, etj. Por padyshim veçoria dalluese e kësaj serie është Nightography e përmirësuar me sensorin e pikselve 23% më të madh në krahasim me S21 & S21+. Falë Nightography kamera është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detaje edhe në errësirë.
SPen i integruar – Risia e Galaxy S22 Ultra
Galaxy S22 Ultra është pajisja e parë në serinë S që vjen me një SPen të integruar, një nga aksesorët më të preferuar të series Note. SPen i ri ka 70% më pak vonesë për një ndjenjë edhe më realiste të shkrimit dhe vizatimit në ekran. S Pen është gjithashtu është i certifikuar IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.
Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike. Tani kjo seri është e disponueshme dhe në Kosovë.
Për më shumë informacion vizitoni:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Tablet me Windows 8 nga Nokia
Telefoni juaj celular ra në ujë? Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë (jo orizi)
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Superkompjuteri më i fuqishëm në Evropë arrin në Barcelonë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë