LAJMI I FUNDIT:

Vrasja që tronditi mbrëmë Skenderajn – gjithçka çfarë dihet deri më tani

Vrasja që tronditi mbrëmë Skenderajn – gjithçka çfarë dihet deri më tani

Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmë fshatin Baks të Skenderajt. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person kurse dy të tjerë janë plagosur.

Deri te ngjarja e rëndë erdhi pas një mosmarrëveshje që kishin palët mes vete, e që të njëjtit është raportuar se ishin kushëri mes vete.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00. Lajmin fillimisht e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.


Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur në Baks të Skenderajt

“Pas një mosmarrëveshjeje sonte rreth orës 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Pllana.

Lidhur me këtë rast policia dje pasdite doli me detaje shtesë ku bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar derisa ka bastisur edhe dy lokacione ku ka sekuestruar edhe dy armë.

““Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit  kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhej se Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarr të gjitha veprimet për zbardhjen e këtij rasti.

Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt
Lexo po ashtu Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt

“Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet  e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve ka folur mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, e cila njoftoi se njëri nga ta ka marrë plagë në këmbë, ndërsa tjetri në pjesën abdominale, por që gjendja e tyre tashmë është stabile dhe së shpejti do të lirohen nga spitali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori