LAJMI I FUNDIT:

KRRE Maqedoni hoqi tarifën e rrjetit, për rrymën e tepërt nga fotovoltaikët

KRRE Maqedoni hoqi tarifën e rrjetit, për rrymën e tepërt nga fotovoltaikët

Komisioni Rregulltor për Energjetikë ka marrë vendim që qytetarëve t’ua shfuqizoj tarifën e rrjetëzimit, kur e lëshojnë në sistem rrymën e tepërt të prodhuar nga fotovoltaikët e tyre.

Ky vendim, sipas Rregullatorit, vlen si për amvisëritë ashtu edhe për konsumatorët e vegjël, që kanë instaluar termocentrale fotovoltaike, dhe kanë fituar statusin e konsumatorit prodhues të energjisë elektrike.

Qëllimi i kësaj mase është të stimulojë popullatën që të instalojë fotovoltaikë në çatitë e tyre, dhe nga burimet e rinovueshme të energjisë, në këtë rast dielli të prodhojnë vetë rrymë, informon Alsat.


Me këtë vendim, praktikisht, amvisëritë që kanë instaluar termocentrale fotovoltaike me fuqi deri në 6 kW, dhe konsumatorët e tjerë që kanë instaluar termocentrale fotovoltaike me fuqi deri në 40 kW, nuk do të paguajnë më shumë kompensim për përdorimin e sistemit të shpërndarjes, për rrymën e tepërt që ata e japin në rrjet”, thonë nga Komisioni Rregullator Energjetik.

Sipas llogaritjeve të Alsat, nëse dihet se tarifa mesatare e rregulluar për shpërndarjen e energjisë elektrike është pak më shumë se 2,5 denarë për kilovat orë, dhe në rast se amvisëria lëshon në rrjet, një megavat orë që është tepricë për ta, atëherë ata kursejnë rreth 43 euro në muaj.

Problemi më i madh për momentin janë barrierat administrative për marrjen e lejes për instalimin e fotovoltaikëve. Reagimet në opinion janë se pritet e gjatë për marrjen e lejes së ndërtimit, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dhe komunat për instalimin e fotovoltaikëve.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka bërë një ndryshim në rregullore, sipas të cilës lejohet vendosja e fotovoltaikëve me fuqi prej gjashtë megavatësh në vend të katër megavateve të lejuara deri më tani.

Ndryshim ka edhe për kompanitë e vogla, të cilat në vend të 20 do të kenë mundësi të instalojnë fotovoltaikë me fuqi deri në 40 megavat.

Sipas informacioneve të Alsat, për këtë masë shpallja do të publikohet në fund të gushtit të këtij viti.

Sipas vlerësimeve, investimi për instalimin e fotovoltaikëve me fuqi deri në gjashtë megavat është rreth shtatë mijë euro, ndërsa shteti deri më tani ka subvencionuar deri në 30 për qind ose deri në një mijë euro të investimit.