LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë sonte në mbrëmje se është i gatshëm të japë dorëheqje.

Një gjë të tillë, Abazoviq e ka thënë derisa ka komentuar njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë, shkruajnë mediat në Mal të Zi, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, partia e Aleksa Beçiqit mendon se gjëja më e mirë për Malin e Zi do të ishte që Abazoviq të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë së 43-të pas zgjedhjes së organeve gjyqësore.


Dhe Abazoviq thekson se nuk ka asnjë problem me këtë.

Kështu, Abazoviq tha se në parim e mbështet qëndrimin i cili i bëri thirrje Kuvendit që të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

A mund të shpëtojë Qeveria e Abazoviqit dhe "skenarët e mundshëm që mund ta përcaktojnë fatin e saj"
Lexo po ashtu A mund të shpëtojë Qeveria e Abazoviqit dhe "skenarët e mundshëm që mund ta përcaktojnë fatin e saj"

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese,… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, ridizajnim apo ndonjë model tjetër’. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka ndonjë rrugë… jam i gatshëm të jap dorëheqje”, citohet të ketë thënë Abazoviq për TV “Vijesti”.

Ai deklaroi gjithashtu se njoftimin e demokratëve nuk e sheh si një ultimatum duke shtuar se kërkon zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam ardhur për të marrë vendime”, ka shtuar Abazoviq, duke theksuar se “Qeveria do t’i kryejë të gjitha obligimet ndaj qytetarëve, nuk do të mbetet e bllokuar, nuk do të mungojë asgjë”.

Qeveria e tij nuk e ka më mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit – vjen reagimi i Dritan Abazoviqit
Lexo po ashtu Qeveria e tij nuk e ka më mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit – vjen reagimi i Dritan Abazoviqit

Ndryshe, qeveria e Abazoviqit kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në parlament kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”.

Abazoviq është kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori